GuestSpeaker z.Behxhet Shala • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

GuestSpeaker z.Behxhet Shala

Të Premten, me datë 26 Dhjetor 2014 nga ora 17:00h në kuadër të programit “ Guestspeaker “ do të kemi të ftuar z.Behxhet Shala, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, (KMDLNJ) me seli në Prishtinë. Tema e ligjeratës do të jetë “ Të drejtat e Njeriut dhe Roli i KMDLNJ “ Me rastin e shenimit të përvjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, kemi nderin që para studenteve të Kolegjit Europian të Kosovës të jetë i ftuar z.Behxhet Shala aktivist shumëvjeçar në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Z.Shala do të flas më shumë rreth të drejtave të njeriut, historikut si dhe rolit që KMDLNJ ka pasur gjatë gjithë këtyre viteve.

Për më shumë rreth ligjeratës së mbajtur nga z.Behxhet Shala, ju ftojmë që të merrni pjesë në ligjeratë të Premten me fillim nga ora 17:00h.

ECKPRESS