Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Europian të Kosovës dhe Institutit për Menaxhimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Francë • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Europian të Kosovës dhe Institutit për Menaxhimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Francë

Me qëllim të zgjerimit të mundësive për stafin akademik dhe studentët,Kolegji Europian i Kosovës ka arritur të nënshkruaj një marrëveshje të re bashkëpunimi me një nga institutet më prestigjioze në Francë, Instituti për Menaxhimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDMI). Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i bashkëpunimit ndër-institucional në projekte akademike me interes të përbashkët, programe akademike, publikime, bashkëpunim kulturorë dhe shkencorë, shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve.

Studentët do të kenë mundësi të zgjedhin ndërmjet programeve të shumta akademike që ofrohen nga ky institut duke përfshirë: menaxhimin fiskal, strategjik, operativ, ndërmarrësi, IT dhe resurse njerëzore me fokus në eksplorimin e marrdhënies ndërmjet biznesit dhe shoqërisë.
ECKPRESS