BOTOHET LIBRI “ HYRJE NE SHKRIM AKADEMIK “ • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

BOTOHET LIBRI “ HYRJE NE SHKRIM AKADEMIK “

Si duhet të shkruhet tema e diplomës? Metodologjia dhe teknikat e hartimit të punimit seminarik si dhe pyetje tjera të cilat mund të keni në lidhje me hartimin e temës së diplomës, përgjigjen mund ta gjeni në librin e parë të botuar për vitin akademik 2015/16 nga shtëpia botuese ECKPRESS, të Prof.Dr. Ali Bajgora “Hyrje në Shkrim Akademik”. Libri është vlerësuar si një manual shumë i rëndësishëm udhëzimi për të gjithë studentët dhe punëtorët shkencorë të cilët hasin në pengesa dhe pikpyetje gjatë rrugës së tyre për avancim akademik.

“Kolegji Europian i Kosovës është një nga institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë i cili është i vendosur të jap kontribut të vaçant në fushën e publikimeve shkencore që kanë një rëndësi të madhe praktike në fushën hulumtuese dhe shkencore“ tha Prof.Dr. Ali Bajgora për ECKPRESS.