Prof.Dr. Ali Bajgora, si përfaqësues i ECK viziton institucionet e e arsimit të lartë në Bullgari • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Prof.Dr. Ali Bajgora, si përfaqësues i ECK viziton institucionet e e arsimit të lartë në Bullgari

Me organizim të donatorit SWC - Helvetas, Kosovo dhe sipas projektit EYE (Enhancing Youth Employment) nga data 25-29 Janar 2016 u realizua vizita studimore me temën ”Bulgarian Experience in Enhancing and Promoting Career Guidance Services at Higher Education Institutions“.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin: përfaqësuesi i Kolegjit Europian të Kosovës Prof. Dr.Ali Bajgora, dekan i Kolegjit; përfaqësuesit e MASHT-it, Agjensisë të Akreditimit të Kosovës, përfaqësuesit e projektit EYE dhe përfaqësuesit e dy Kolegjeve Private nga Kosova.
Gjatë vizitës studimore, pjesëmarrësit nga Kosova i vizituan Qendrat e Karrierës të Universiteteve (UCTM, MTM University, VUZF University, New Bulgarain University), dhe zhvilluan takime pune dhe seminare me përfaqësues të Ministrisë të Arsimit të Bullgaris dhe institucioneve tjera relevante nga fusha e arsimit të lartë dhe aftësimit profesional.

Qëllimi i vizitës studimore ishte marrja e eksperiencave praktike lidhur me zhvillimin e Qendrës së Karrierës në Universitet në Bullgari, krijimi i kontakteve me Universitetet në Bullgari si dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e zhvillimit të Qendrave të Karrierës dhe fushën akademike në përgjithësi.
ECKPRESS
Ariani