Studentët e Kolegjit Europian të Kosovës tani mund të transferohen edhe në SLLOVENI ! • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Studentët e Kolegjit Europian të Kosovës tani mund të transferohen edhe në SLLOVENI !

Si institucioni i vetëm evropian i arsimit të lartë në Kosovë tash e dy vite, Kolegji Europian i Kosovës ka sjellur risi të vazhdueshme në sferën e arsimit të lartë. Duke filluar nga mundësitë për transferime në Barcelonë, Mynih, Monetrux,Gjenevë, New York, Varna, Turqi e deri tek ligjëratat nga profesorë ndërkombëtare të vendeve siÒ« janë Parisi, Roma etj.
       Marrëveshja e fundit për bashkëpunim e realizuar në mes të European College of Kosovo dhe International School for Social and Business Studies hap dyert e bashkëpunimit dhe me një universitet shumë serioz nga Sllovenia e cila ju mundëson studentëve të dy institucioneve të shkëmbehen dhe studiojnë në universitetin partner. Por, Ò«farë e bën të veçantë këtë marrëveshje është mundësia që studentët kosovarë të cilët transferohen në Slloveni të fitojnë bursë prej 50%.
       Brenda një kohe të shkurtër gjithashtu pritet bashkëpunimi në mes profesorëve ku parashihen vizitat dhe ligjëratat e profesorëve nga International School for Social and Business Studies në Kolegjin Europian të Kosovës. Padyshim se gjatë vitit akademik 2015/16 studentët e ECK do të kenë të hapura shumë rrugë dhe mundësi të reja, studimi drejt universiteteve më presitigjioze Europiane por edhe më gjerë.
ECKPRESS
Ariani