TRAJNIM: Public Speaking and Communication Skills • Kolegji Europian i Kosovës

TRAJNIM: Public Speaking and Communication Skills

European College of Kosovo organizon trajnimin praktik për “Public Speaking and Communication Skills/Komunikimi dhe të folurit në publik”. Objektivi kryesor i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të marrin kompetenca në prezantimin e qartë dhe në mënyrë efektive dhe bëjnë përdorimin e duhur të aspektit vizuel gjatë prezantimit. Nëse ju keni luftuar me të folurit para një audience në të kaluarën, ky trajnim është pikërisht ajo që ju duhet.

Prezantimet janë një pjesë rutinë dhe e pashmangshme e jetës dhe punës suaj ku ju ballafaqoheni me audienca të ndryshme - klientët, kolegët,  furnizuesit dhe shefin e juaj. Ju duhet të jeni në gjendje për të "shitur" mendimet dhe idetë tuaja për të bërë të tjerët të marrin masa. Nga një audiencë prej 1 deri në një audiencë prej 100 - ose më shumë - ne mund të ju ndihmojmë të fitoni aftësitë praktike që ju duhet të keni për realizimin e një prezentimi efektiv që mund të rezultoj pozitivisht në jetën tuaj. Ne garantojmë se do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme e cila do jetë dhe pikë kthese në jetën e juaj profesionale dhe personale.

OBJEKTIVAT E TRAJNIMIT
Ky trajnim do të ofroj një gamë të gjerë të njohurive mbi Public Speaking and Communication Skills, por megjithatë disa nga objektivat kryesore do të jenë:
1. Metodat për menaxhimin e frikës/fobisë gjatë të folurit para audiencës
2. Modelet e ndryshme të komunikimit:
3. Komunikimi jo-verbal
4. Komunikimi verbal
5. Komunikimi optimal
6. Komunikimi ne biznes (Bussines communication)
7. Objektivat e prezentimit dhe fjalimit
8. Struktura dhe përmbajtja e prezantimit
KUJT I DEDIKOHET KY TRAJNIM?
Ky është trajnim bazë mbi Public Speaking and Communication Skills/Komunikimin dhe të folurit në publik. Si i tillë i dedikohet të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese për ti shërbyer në jetën profesionale dhe personale. Ky trajnim është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të flasin qartë dhe me elegancë, përmirësojnë aftësitë komunikuese dhe të prezentimit në të folur në publik. Mbi të gjitha, ky trajnim është i hapur për të gjithë ata persona të cilët kanë dëshirë të mësojnë për komunikimin dhe taktikat praktike për të folur në publik apo përgatitjen e prezentimeve në menyrë efikase dhe bindëse.

ÇFARË DO TË MËSONI?
• Pse është i rëndësishëm Public speaking and Communiciation Skills?
• 6 Sfidat e komunikimit
• 8 Hapat për të pergaditur një prezantim
• Zhvillimi i stilit tuaj të komunikimit
• Menaxhimi dhe argëtimi i audiences
• Teknikat e menaxhimit të frikës/ankthit e të folurit në publik
• Përdorimi i gjuhës trupore për të bindur
• Si të flisni bindshëm dhe magjia e fjalëve
• Menaxhimi i pyetjeve dhe përgjigjeve me lehtësi

METODOLOGJIA E REALIZIMIT TË TRAJNIMIT
I përgatitur deri në detaje, trajnimi praktik për “Public Speaking and Communication Skills” për plot 18 orë intenzive dhe në grupe të vogla kombinon artin e mësimit teorik dhe atë praktik përmes ligjerimit, prezantimit, ushtrimeve praktike, punës grupore dhe detyrave të shtëpisë. Ky trajnim do të realizohet nga ekspert të fushës përkatëse me përgatitje të lartë profesionale dhe në veçanti eksperiencë praktike.

KOHËZGJATJA DHE ORARI I TRAJNIMIT
Prezantimi i syllabusit të trajnimit dhe njoftimi me trajnerin: 1 Dhjetor 2018 nga ora 09:30h
Trajnimi për Grupin 1 fillon me datën 8 Dhjetor dhe përfundon me 22 Dhjetor (16 orë).
Grupi 1: Çdo të Shtunë nga ora: 09:30h - 14:00h (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)

Trajnimi mbahet me datat 1, 8, 15, 22 Dhjetor 2018.
Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar.
LIGJERUES I TRAJNIMIT
Trajnimi praktik mbi “Public Speaking and Communication Skills” realizohet nga ekspert i fushës përkatëse me përgatitje të lartë teorike dhe në veçanti praktike në fushën e menaxhimit, komunikimit dhe të folurit në publik i cili bart me vete një eksperiencë të gjatë praktike si drejtues i institucioneve të nivelit të lartë dhe prezentues/ligjerues i certifikuar.
Ky trajnim ofrohet falas për kandidatët që posedojnë "EU Training CARD"

KOSTO E TRAJNIMIT DHE INFORMATA RRETH PAGESËS
Trajnimi në total kushton 199 99€(Mundësi pagese me STARCARD me 0% interes deri në 2 këste). Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit, rreth 18 orë të trajnimit përgatitor praktikë dhe testi. Kandidatët që përfundojnë trajnimin do të marrin certifikatë për përfundimin e trajnimit.

Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogaris: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës nga data e shpalljes deri më 1 Dhjetor 2018.

SI TË APLIKONI NË TRAJNIMIN “Public Speaking and Communication Skills”?
Për më shumë informata lidhur me trajnimet ju lutem na kontaktoni në 038 22 28 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28 apo na shkruani në bootcamp@eck-edu.org
(REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)

 

Regjistrohu Tani!