TRAJNIMI: Dizajn Grafik / Illustrator CC • Kolegji Europian i Kosovës

TRAJNIMI: Dizajn Grafik / Illustrator CC

Akademia e Dizajnit brenda European College of Kosovo organizon trajnimin praktik për: Dizajn Grafik / Illustrator CC. Objektivi kryesor i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëmarrësve mbi njohuritë teorike dhe praktike të Dizajnit grafik dhe përdorimit të softuerit më të parapëlqyer nga profesionistët e fushës, Adobe Illustrator CC.

Për plot 8 javë praktike, pjesëmarrësit do të mësojnë përmes teorisë dhe ushtrimeve praktike mbi përdorimin e Adobe Illustrator CC, Bazat e Dizajnit Grafik në fushën e Corporate Identity, Dizajni për reklamim dhe printim, Dizajni Editorial, Package dizajn dhe Tipografia.

Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të vogla duke kombinuar mësimin teorik me atë praktik përmes prezantimeve dhe ushtrimeve praktike, vizitave studimore si dhe ligjerata nga mysafir folës/ekspertë nga fusha e Marketingut, Komunikimit dhe Dizajnit Grafik, të cilët do të tregojnë praktikat më të mira dhe ndryshimet në tregun e punës me qëllim të përgatitjes së pjesëmarrësve për punësim.
Kujt i dedikohet ky trajnim ?
Ky trajnim është i ndërtuar që të jetë i përshtatshëm dhe mëse i nevojshëm për të gjithë individët që janë të interesuar të hyjnë në fushën e Dizajnit Grafik apo të zhvillojnë aftësitë e tyre kreative dhe praktike më tutje duke filluar nga nxënësit, studentët, fillestarë në fushat e arteve vizuale apo individëve që duan të kalojnë në një industri tjetër.

Trajnimi do të mbuloj në praktikë dhe teori këto module:

• Mësimi i Adobe Illustrator CC
• Branding (Logo dhe Identiteti)
• Dizajni për industrinë printuese dhe reklamuese
• Dizajni Editorial
• Package dizajn
• Tipografia

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij trajnimi, ju do të jeni në gjendje të:
• Të jeni i përgatitur në aspektin teknik dhe praktik për të hyrë në një treg konkurrues të fushave të ndryshme të Dizajnit Grafik.
• Identifikimi dhe gjykimi kritik i punimeve kreative, të menduarit kreativ dhe aplikimi i koncepteve kreative
• Përdorimi i aftësive teknike dhe praktike për të krijuar punime të gamës së gjerë përmes Adobe Illustrator CC
• Të jetë i aftë për të krijuar Logo dhe Brend
• Të jetë i njohur me fushën e tipografisë dhe principet e saj, korigjimin dhe manipulimin e fonteve të ndryshme
• Në mënyrë sistematike të njoh procesin e dizajnit për reklamim dhe printim, krijimin e materialeve për kampanja visuale dhe materiale të ndryshme në botën digjitale dhe të printimit
• Mësimi sistematik i dizajnit për paketime të ndryshme
Metodologjia e realizimit të trajnimit:
Trajnimi praktik ''Dizajni Grafik: Adobe Illustrator CC’’ realizohet nga profesionist të fushës përkatëse me përgatitje të lartë teorike dhe në veçanti praktike, të cilët bartin me vete një eksperiencë të gjatë në tregun ndërkombëtare dhe kompanitë vendore si Republika Communications, Molos International, UNIT Worldwide, Lokacioni dhe Pearl&Cherry Communications & Consultancy.

Mysafir folës: Në kuadër të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë rastin të dëgjojnë dhe ligjerata nga mysafir folës/ekspertë nga fusha e Marketingut, Komunikimit dhe Dizajnit Grafik, të cilët do të tregojnë praktikat më të mira dhe ndryshimet në tregun e punës.
Vizitat Studimore: Me qëllim të ndërlidhjes sa më shumë me tregun e punës, pjesëmarrësit do të kenë rastin të vizitojnë dhe mësojnë në praktikë nga kompanitë lidere në tregun vendor.
Ligjeratat: Trajnimi realizohet në gjuhën shqipe .
Literatura dhe ushtrimet praktike: Cdo pjesëmarrës do të ketë materialet mësimore në sistemin e brendshëm si dhe gjatë 8 javëve do të organizohen punë grupore dhe raste stimuluese.
Paisjet teknolgjike: Duke marrë parasysh natyrën e trajnimeve, rekomandojmë pjesëmarrësit që të kenë llaptopin e tyre personal.

Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
Prezantimi i syllabusit të trajnimit dhe njoftimi me trajnerin: E Marte, 10 Maj 2017, ora 18:00h.
Grupi 1 fillon me datë 16 Maj 2017 dhe përfundon me 5 Korrik 2017 (32 orë).
Orari: E Marte & E Mërkure Ora: 18:00h - 19:45h (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)

Trajnimi mbahet 2 herë në javë nga 2 orë akademike/180min.
Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar.

Kostoja e trajnimit & Forma e pagesës
Trajnimi në total kushton 199 € (Paguani me STARCARD me 0% interes deri në 12 këste). Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit, vizitat studimore, mysafirët folës dhe rreth 50 orë të trajnimit përgatitor praktikë dhe teorik, testi dhe certifikata.

Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogarise: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës.

Si të aplikohet?
Të interesuarit mund të plotësojnë online aplikacionin duke shprehur interesimin e tyre apo të paraqiten në ambientet e ECK për të plotësuar aplikacionin, kontratën dhe pagesën. Kandidatët që aplikojnë online pas aplikimit do të kontaktohen nga Qendra e trajnimeve të ECK-së për të konfirmuar se ka vend të lirë për ttrajnim dhe udhëzuar mbi procedurat e regjistrimit.
(REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)

Regjistrohu Tani!