Trajnimi: Negocimi dhe Teknikat e Shitjes • Kolegji Europian i Kosovës

Trajnimi: Negocimi dhe Teknikat e Shitjes

Kolegji Europian i Kosovës në bashkëpunim me VCC për herë të parë në Kosovë organizojnë trajnim profesional mbi “Psikologjinë e Negocimit dhe teknikat e shitjes” me certifikim “Vocational Competence Certificate/Certifikatë e Kompetencave profesionale” të njohur ndërkombëtarisht që mundëson punësim në shtetet anëtare të BE-së.

Çfarë është Vocational Competence Certificate ?

Vocational Competence Certificate/Certifikata e Kompetencave Profesionale është sistem uniform i certifikimit të aftësive profesionale të fituara jashtë sistemit formal të edukimit. VCC u krijua në vitin 2007 si rezultat i hulumtimit dhe ndryshimeve në tregun e punës me qëllim të integrimit të njohurive teorike me aftësitë profesionale në mënyrë që punëmarrësi të operojë me sukses në kompanitë dhe tregun ndërkombëtarë në harmoni me iniciativën e Komisionit Evropian “Arsim për punësim” dhe përputhje me European Qualification Framework dhe Europe 20 20.

Kujt i dedikohet ky trajnim?

Ky trajnim është i përshtatshëm dhe mëse i nevojshëm për të gjithë individët që janë të interesuar të zhvillojnë aftësitë e tyre të shitjes dhe të negocimit, duke filluar nga studentët, punonjës të kompanive tregtare, Menaxherët, Agjentët e shitjes, Analistët e Biznesit, Konsulentët, Drejtorët, Ndërmarrësit, call centers dhe gjitha lëmit e tjera të cilat kanë të bëjnë me shitjen dhe prezentimin e një produkti apo shërbimi.

Çfarë do të mësohet në trajnimin Psikologjia e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes?
Moduli 1- Imazhi Profesional i shitjes
- Rregullat e mirësjelles në kontakt me klientët
- Shtrëngimi i duarve: Takimi me klientin
- Eye contact/Kontakti me sy
- Magjia e buzëqeshjes
- Vizitkartat: Kur dhe si shkëmbehen ato ?
- Titujt professional
- Kodi i veshjes
- Etika e komunimit në telefon
- Standardet profesionale të përkujdesjes ndaj klientit

Moduli 2 – Komunikimi Efektiv në Shitje
- Komunikimi efektiv me partnerët e biznesit
- Komunikimi jo-verbal: Art i vetprezentimit
- Komunikimi Verbal
- Ndëgjimi aktiv
- Mjetet e Komunikimit
- Roli i pytjeve të hapura dhe atyre të mbyllura
- Parafrazimi
- Gjuha e trupit në shitje
- Gjuha e trupit dhe imazhi juaj i shitjes
- Arti i vetprezentimit

Moduli 3 – Teknikat e Shitjes
- Objektivat dhe detyrat e shitjes
- Fazat e shitjes
- Identifikimi i nevojave të klientit
- Faktorët që ndikojnë në blerje
- Prezentimi i ofertës/shitjes suaj
- Cross selling dhe Up selling
- Komunikimi pas shitjes/dakordimit
- Plotësimi i nevojave të konsumatorit nëpërmjet zingjirit të funksionit, avantazhit dhe benefitit
- Stilet ndërpërsonale: Tipologjia e klientëve
- Konsumatorët/Klientët sfidues
- Vendosja/Realizimi i objektivave

Moduli 4 – Psikologji: Bazat e Neurolinguistikës / Neuro-linguistic Programming
- Fjalët dhe magjia e tyre: Komunikim dhe gjuha bindëse
- Ankorimi në Neurolinguistikë / NLP
- Rapport
- Sistemet e përfaqësimit në Neurolinguistikë / NLP

Moduli 5 – Paisjet Teknologjike për riorganizimin e shitjes
- CRM
- Mobile Salesperson App

Metodologjia e realizimit të trajnimit dhe Certifikimi:
Trajnimi praktik mbi “Psikologjinë e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes” realizohet nga ekspertë të fushës përkatëse me përgatitje të lartë teorike dhe në veçanti praktike, të cilët bartin me vete një eksperiencë të gjatë praktike si dhe janë certifikuar si trajnerë nga VCC për realizimin e trajnimit.

Trajneri:
Trajnimi realizohet nga ekspertë të fushës me eksperiencë pune në shitje +20 vite në Angli dhe Kosovë në kompani ndërkombëtare si Virgin Media, British Gas dhe ato vendore si PTK dhe Raiffeisen Bank Kosovo.
Mysafir folës: Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do të kenë rastin të dëgjojnë dhe ligjerata nga mysafir folës/ekspertë nga fusha e Marketingut/Shitjes/Komunikimit të cilët do të tregojnë praktikat më të mira dhe ndryshimet në tregun e punës.
Ligjeratat: Trajnimi realizohet në gjuhën shqipe
Literatura: Cdo pjesëmarrës do të ketë materialet mësimore (librin) nga VCC në gjuhën angleze
Testi Teorik: Realizohet në sistemin online dhe zgjat 30 minuta.
Testi Praktik: Të ndarë në grupe, pjesëmarrësit do të sfidohen me detyra praktike duke implementuar teknikat e mesuara gjatë trajnimit. +1200 euro të fituara nga grupi paraprak.
Certikimi: Pjesëmarrësit marrin certifikatë të kompetencës profesionale nga VCC e cila pranohet dhe njihet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe tregun e punës.

Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:

Prezantimi i syllabusit të trajnimit dhe njoftimi me trajnerin: E Hënë, 10 Prill 2017, ora 17:30h.

Grupi 2 fillon trajnimin me datën 11 Prill 2017 dhe përfundon me 6 Qershor 2017. (9 javë)
Orari: E Marte & E Mërkure Ora: 17:30h - 19:30h (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)

Trajnimi realizohet 2x në javë nga 2 orë akademike/90min.
Kostoja e trajnimit & Forma e pagesës
Trajnimi në total kushton 280 € (Paguani me STARCARD me 0% interes deri në 12 këste).Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare të parapara sipas kontratës. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit dhe libri, rreth 50 orë të trajnimit përgatitor praktikë dhe teorik, testi dhe certifikata ndërkombëtare. Kandidatët që përfundojnë trajnimin me sukses do të marrin certifikatë profesionale të njohur ndërkombëtarisht.

Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogaris: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës.

Si të aplikohet?
Të interesuarit mund të plotësojnë online aplikacionin duke shprehur interesimin e tyre apo të paraqiten në ambientet e ECK për të plotësuar aplikacionin, kontratën dhe pagesën. Kandidatët që aplikojnë online pas aplikimit do të kontaktohen nga Qendra e trajnimeve të Kolegjit Europian për të udhëzuar mbi procedurat e regjistrimit. (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)

 

Regjistrohu Tani!