ECK përfiton donacion nga GIZ dhe projekti “Legal and Administrative Reform • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

ECK përfiton donacion nga GIZ dhe projekti “Legal and Administrative Reform

Kolegji Europian i Kosovës pranoi 350 kopje të komentarëve dhe botimeve të tjera nga fusha të ndryshme juridike në kuadër të projektit “Legal and Administrative Reform” me qëllim të pasurimit të bibliotekës së Kolegjit .


E Mërkure, 18 Tetor 2017 - Kolegji Europian i Kosovës pranoi 350 kopje të komentarëve të ndryshëm nga fusha juridike në kuadër të projektit “Legal and Administrative Reform”. Ky donacion nga GIZ , Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH ka për qëllim pasurimin e bibliotekës së Kolegjit Europian të Kosovës me komentarë të ndryshëm nga fusha juridike të cilët do të krijojnë mundësi të favorshme për avancimin e njohurive të studentëve të programit Juridik, kandidatëve të trajnimit “Praktika Juridike” dhe stafit akademik.

       Prof. Dr. Ali Bajgora, Rektor i Kolegjit Europian të Kosovës thekson “ Jemi jashtëzakonisht falënderues ndaj GIZ dhe z. Peter Ertl për këtë donacion sa i rëndësishëm aq dhe me simbolik të veçantë përmes të cilit do të përfitojnë direkt studentët dhe stafi akademik. Donacione të tilla krijojnë mundësinë që të përkrahim gjeneratën e re në avancimin e tyre profesional.

       GIZ është duke punuar në Kosovë në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik që nga viti 1999. GIZ këshillon dhe përkrahë Kosovën për të arritur stabilitet politik dhe demokraci të bazur në ligj.

Më shumë informata lidhur me GIZ mund të gjeni duke klikuar këtu.