Institucioni ka tri komponente statutore për qeverisje dhe menaxhment. Bordi Qeverisës, Drejtori Ekzekutiv dhe Keshilli Profesional. Bordi Qeverisës është organ statutor që ka në qendër të vëmendjes e të detyrave drejtimin e përgjithshëm të institucionit dhe menaxhimin strategjik.
Drejtori Ekzekutiv është zyrtari kryesor/përgjegjës i Kolegjit, i cili ka autoritetin dhe përgjegjësin për menaxhimin akademik të kolegjit dhe i përgjigjet Bordit Qeverisës. Drejtori Ekzekutiv është po ashtu kryesues i Këshillit Profesional, i cili përbëhet nga kryesuesit e departamenteve akademike dhe kryesuesit e zyrave mbështetëse.
Kolegji ka gjithashtu një organ tjetër - Këshillin Akademik, të emëruar nga ana e Bordit Qeverisës për të ndihmuar planifikimin, bashkërendimin, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e tërë veprimtarisë akademike të institucionit.
Kolegji Europian i Kosovës ka këtë strukturë organizimi:
Njësitë profesionale:
a. Zhvillues Softueri
b. Shitja & Shërbimi ndaj klientit
Njësitë organizative:
Zyra e sigurimit të cilësisë; Zyra e zhvillimit; Shërbimi i Studentve; Zyra e zhvillimit të karrierës; Qendra e kërkimeve shkencore; Biblioteka.
Aktet themelore të Kolegjit janë: Statuti; Rregullore të ndryshme; Rregullorja për vlerësimin e cilësisë; Rregullore të tjera në fusha profesionale dhe të organizimit.