European College of Kosovo si gjithmonë duke ndjek trendet evropiane dhe me qëllim të adresimit të problemeve dhe mangësive në tregun e punës sjell në Kosovë për herë të parë trajnim me certifikim ndërkombëtarë që mundëson punësim brenda dhe jasht vendit për “Kamarier Profesional”.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është përgatitja e kuadrove të aftë dhe profesional për punë brenda dhe jasht vendit. Për plot 8 javë, trajnimi për “Kamarier Profesional” i realizuar nga trajnerë me përvojë mbi 30 vite përgatitë kandidatët në teori dhe në veçanti në praktikë mbi sjelljen, rregullat dhe praktikat më të mira në fushën e shërbimit profesional dhe profesionin e Kamarierit. Çfarë e bën të veçantë këtë trajnim është fakti se trajnimi realizohet nga fillimi deri në fund në praktikë në një nga restorantet më luksoze në Prishtinë & Ferizaj “Orchide” ku kandidatët praktikojnë mësimet gjithmonë në praktikë me mjetet më moderne të punës, gjithashtu kandidatët realizojnë edhe vizita studimore në kuadër të së cilës grupi i parë realizoj vizitë studimore në restorant "Freskia" në Istog.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit e trajnimit i nënshtrohen certifikimit ndërkombëtar nga Vocational Competence Certificate dhe paisen me certificatë profesionale nga Vocational Competence Certificate mbi "Shërbimin profesional & profesionin e Kamarierit" të njohur në vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Lexo më shumë informata lidhur me trajnimin “Kamarier Profesional”.
ECKPRESS