Jepni donacion për ECK
Kolegji Europian i Kosovës ka mision të vaçantë edukimin universitar jo vetëm të studentëve nga
Kosova por edhe nga regjioni dhe më gjerë. Si institucion i dijes dhe shkencës ECK mund të pranoj
donacione të ligjëshme nga Institucione, fonacacione, organizata biznesore, filantropist dhe subjekt
të tjerë që kanë vullnetin për të ndihmuar edukimin universitar të të rinjëve, aktivitete të ndryshme
hulumtuese, botuese, profesionale, etj.
Jepni donacion për ECK që bashkarisht ti kontribojmë zhvillimit të dijës dhe shkencës jo vetëm në
Kosovë por edhe në Evropë e më gjerë.
Pse të jepni donacion
Vetëm 13% e popullsisë së Kosovës të grupmoshës 25-64 kanë kualifikime të arsimit të lartë (18%
e meshkujve dhe 8% e femrave). Mundësit financiare për studime të qytetarëve të Kosovës janë
shumë të limitura si pasojë e zhvillimit të ulët ekonomik. Kolegji ka një mision të vaçantë për arsimin
e lartë të gjeneratave të reja, duke i ndihmuar dhe përkrahur.
Dhënja e donacionit nga ju do ti kontriboj zhvillimit dhe avancimit të arsimit universitar sipas
standarteve bashkëkohore evropiane, do të ndihmoj studentët për të qenë pjesë e zhvillimit
ekonomik dhe shoqërorë jo vetëm të Kosovës por edhe të Evropës dhe më gjerë.
Cka të ndihmoni
-Edukimin universitar të studentëve,
-Aktivitetet hulumtuese të stafit akademik dhe studentëve,
-Veprimtarin botuese të stafit akademik, hulumtues dhe studentëve,
-Zhvillimin profesional të stafit akademik, administrative dhe studentëve,
-Aktivitetet kulturore të stafit akademik, studentëve dhe komunitetit,
-Aktivitetet sportive të stafit akademik, studentëve dhe komunitetit,
-Eventet e ndryshme të stafit akademik, studentëve dhe komunitetit,
-Bibliotekën e Kolegjit,
-Infrastrukturën teknike-teknologjike të Kolegjit,
-Infrastrukturen logjistike të Kolegjit.
Si të ndihmoni
-Duke ofruar ndihmë dhe përkrahje financiare për Kolegjin.
-Duke ofruar ndihmë dhe përkrahje akademike për Kolegjin.
-Duke ofruar ndihmë dhe përkrahje profesionale për Kolegjin.
-Duke ofrura ndihmë dhe përkrahje teknike-teknologjike për Kolegjin.
-Duke ofruar libra dhe revista shkencore, profesionale për Kolegjin.
-Duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme për Kolegjin.