European College of Kosovo organizon tash e 12 vite trajnimin me inovativ në Kosovë për juristë, “PRAKTIKA JURIDIKE”. Trajnimi ju mundëson kandidatëve që për një periudhë 4 javore të mësojnë/ushtrojnë në praktikë shkresat e ndryshme ligjore nga Prokurorë dhe Gjyqtarët më të mirë vendor si dhe synon të përgatit kandidatët për Prokuror, Avokat, Gjyqtar, Përfaqësues ligjor si dhe për provim të Jurisprudencës në fushën penale dhe civile.
Për plot 12 vite qindra pjesëmarrës kanë qenë pjesë e trajnimit më të kërkuar në Kosovë, Praktika Juridike ku përveç njohurive praktike duke u bërë pjesë e Akademisë së Jurisprudencës do të kenë mundësi për punë praktike nga 1-3 muaj, në kompani dhe institucione me të cilat ECK ka marrëveshje bashkëpunimi.
Trajnimi "Praktika Juridike" përmban dy module :
1.Moduli Juridiko-Penale.
2.Moduli Juridiko-Civile.
Kujt i dedikohet ky trajnim?
Trajnimi “Praktika Juridike” ju dedikohet të gjithë studentëve të drejtësisë nga universitetet publike dhe private, juristëve të rinj që kanë përfunduar studimet, janë të punësuar apo kanë nevojë për ngritjen e aftësive të tyre praktike nga fusha juridike, kandidatëve të cilët përgatiten për provimin e jurisprudencës dhe personave të tjerë të punësuar në sektorin publik ose privat që kanë interes për të avancuar aftësitë e tyre praktike nga fusha juridike .
Mbi të gjitha, ky trajnim është i hapur për të gjithë ata persona të cilët kanë dëshirë të mësojnë në praktikë të gjitha shkresat gjyqsore nga lëmi penal dhe civil.
Kohëzgjatja e trajnimit: 4 Javë
Orari: Përcaktohet së shpejti (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)
Trajnimi mbahet 1x në javë nga 5 orë akademike.
Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar.
Kosto e trajnimit:
Trajnimi në total kushton 199€ (Mundësi pagese me STARCARD me 0% interes deri në 6 këste). Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit për modulin Civil, trajnimi përgatitor teorik & praktikë, testi.Kandidatët që përfundojnë trajnimin do të marrin certifikatë për përfundimin e trajnimit “Praktika Juridike - Moduli Penal & Civil”. Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogarisë: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës.
Si të aplikoni në Trajnimin “Praktika Juridike”?
Të interesuarit mund të plotësojnë online aplikacionin duke shprehur interesimin e tyre apo të paraqiten në ambientet e ECK për të plotësuar aplikacionin. Pas aplikimit me qëllim të rezervimit/konfirmimit të tyre në trajnim, kandidatët duhet të realizojnë pagesën e këstit të parë. Për pyetje shtesë ju lutem na kontaktoni në 038 22 28 28, 044 97 28 28, 049 87 28 28.
Regjistrohu Tani!