Trajnimi Përfaqësues të Shitjes + Mundesi Punesimi • Kolegji Europian i Kosovës

Trajnimi Përfaqësues të Shitjes + Mundesi Punesimi

Trajnimi për Përfaqësues të Shitjes është një përmbledhje e njohurive dhe aftësive praktike që duhet të zhvillohet tek personat të cilët dëshirojnë të punojnë në shitje si përfaqësues të kompanive të ndryshme. Në rast se jeni energjik, dëshironi sfida, para dhe mundësi avancimi në karrierë atëher ky trajnim ështëhapi juaj i parë drejtë profesionit më të kërkuar në Kosovë, Shitjes.

Në kuadër të këtij trajnimi kandidatëve të suksesshëm do të ju ofrohet mundësi punësimi në :KujtesaFludi, Kompania e Sigurimeve Iliria, Neptun, Zepter Kosova, Aztech Eletronics,  Soxey Socks dhe partnerë të tjerë.

Kujt i dedikohet ky trajnim?

Ky trajnim është i përshtatshëm dhe mëse i nevojshëm për të gjithë individët që janë të interesuar të zhvillojnë aftësitë e tyre të shitjes dhe të negocimit me qëllim të fillimit të karrierës së tyre në shitje, janë të punësuar dhe dëshirojnë të avancohen më tutje apo dhe punojnë në sektore të tjera.

Çfarë do të mësohet në trajnimin “Agjent i Shitjes + Mundesi Punesimi”
Roli i Shitësit / Agjentit
- Llojet e shitjeve
- Shitje personale
- Detyrat e Agjentit të Shitjes
- Hapat e shitjes / procesi
Koncepti i Klientit
- Definimi i Klientëve
- Rolet e Klientëve
- Sjellja e Klientëve gjatë blerjes
- Definimi i grupit të klientëve
Përshtypja e parë
- Dukja
- Komunikimi verbal dhe jo verbal
- Si ti drejtohemi klientit
Krijimi i marrëdhënieve me klient
- Analiza e nevojave të klientit
- Krijimi i besimit të klienti
Prezantimi i Produktit / Shërbimit
- Cross sale / Up Sale
- Rekomandime
Negociatat
- Metodat e Negociatave
- Përshtatja me klient
- Mbyllja e Shitjes
Kujdesi ndaj klientit dhe ciklet
- Elementet e kujdesit ndaj klientit
- Përgatitja e ofertës
- Kujdesi pas shitjes
Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
Trajnimi fillon me datën 6 Nëntor 2018 dhe përfundon me 29 Nëntor 2018. (4 javë)
Orari: çdo të Marte, Mërkure, Enjte nga ora 17:00h - 19:00h. ( APLIKO TANI )
Datat e trajnimit: 6, 7, 8, 13,14,15, 20,21,22,27,28,29 Nëntor)  (6/15 vende të lira)
Lokacioni: Trajnimi realizohet në ambientet e ECK-së në Prishtinë.
Storie suksesi: +6 kandidatë janë punësuar nga grupi i fundit. Lexo storie suksesi, Leotrimi, Kujtimit, Alma.

Kostoja e trajnimit & Forma e pagesës
Trajnimi në total kushton 180 150€ (Paguani me STARCARD me 0% interes deri në 4 këste).Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare të parapara sipas kontratës. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit, orët e trajnimit, testi dhe certifikata.

Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogarisë: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës.
Më shumë informata ju lutem na kontaktoni 044 97 28 28, 049 87 28 28,038 22 28 28.
APLIKO TANI - REGJISTROHU 

Regjistrohu Tani!