Shkëmbim Semestral në Nigde University, Turqi

Falë Bashkimit Europian dhe projektit Erasmus+,  Kolegji Europian i Kosovës tani e tutje ofron mundësi studimi një semestral në universitete të ndryshme europiane. Në kuadër të Erasmus+ dhe projektit të realizuar studentëve ju mundësohet që të transferohen në universitetet partnere për një semester ku pas përfundimit kreditë e lëndëve ju transferohen në ECK.

Kriteret për aplikim ?
• Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të vitit të dytë apo tretë në drejtimin Menaxhment apo Teknologji Informative.
• Të ketë notën mesatare mbi 8.00.
• Të zotëroj njohuri të Gjuhës Angleze.
• Të plotësoj Aplikacionin(shkarko aplikacionin) 
• Transkripta e notave
• Foto (jo më të vjetër se 6 muaj)
Të gjitha këto dokumente duhet të dergohen në info@eck-edu.org

Afati i fundit për aplikim deri më 19 Nëntor 2015

Shpenzimet të cilat do të mbulohen përmes programit Erasmus+:
• Shpenzimet e Studimit një semestral
• Shpenzimet e Udhëtimi: 275 € për person
• Shpenzimet e qëndrimit: 457 € për semester për person
• Shpenzimet e konviktit me mëngjes dhe drekë: 150 €për një semester të paguhet nga shuma e grantit prej 457 Euro.
 

Për më shumë informata ju lusim të kontaktoni zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar në Kolegjin Europian të Kosovës !