Pas përfundimit të trajnimit “Përfaqësues të Shitjes ‘’ Kujtim Haliti punësohet në Fluidi. • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Pas përfundimit të trajnimit “Përfaqësues të Shitjes ‘’ Kujtim Haliti punësohet në Fluidi.

European College of Kosovo tashmë ka filluar revolucionin në fushën e trajnimeve dhe zhvillimit profesional duke bashkëpunuar me kompani të cilat janë të hapur për punësim të kandidatëve të cilët tashmë përfundojnë me sukses trajnimin “Psikologjia e Negocimit & Teknikat e Shitjes” apo “Përfaqësues të Shitjes”.
       Për një periudhë kohore mbi 2 javë, ECK tashmë përmes bashkëpunimit me Fluidi Corporation punësoi me sukses Kujtim Halitin. Një bashkëpunim i tillë dhe një iniciativë e European College of Kosovo për të ndërlidhur trajnimet me punësim është zgjidhja e vetme në raport me sfidat që bizneset përballen në baza ditore dhe të rinjtë të cilët duan të punësohen.
       Trajnimet tona të shitjes, janë të përpiluara nga një staf vendor dhe ndërkombëtar të cilat i përgatisin në praktikë kandidatët mbi Komunikimin, Teknikat e Shitjes, Psikologjinë e Negocimit si dhe NeuroLingusticProgramming.

Në rast se dëshironi të mësoni mbi profesionin më të kërkuar në Kosovë, SHITJEN telefono 044 97 28 28, 049 87 28 28, 038 22 28 28 apo na shkruani në info@eck-edu.org