KONKURS PUNE: Zyrtare Administrative • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KONKURS PUNE: Zyrtare Administrative

A keni dëshirë të punoni në fushën e arsimit profesional, trajnimeve, Sigurisë & Shëndetit në Punë apo Konsulencës? Vlerësoni se keni aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me palë të interesuara? Kolegji Europian i Kosovës institucion profesional i cili merret me Programe Profesionale, Trajnime, Sigurinë & Shëndetin në Punë, Konsulencë & Ndërmjetësim në Punësim shpall konkurs:

Pozita: Zyrtare Administrative
Vendi: Prishtinë
Marrëdhënie e rregullt pune
 

Kolegji Europian i Kosovës/European College of Kosovo”ECK” shpall konkurs për pozitën: Zyrtare Administrative.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Eshtë përgjegjëse për dhënie të informacioneve tek palët e interesuara mbi programet dhe shërbimet, caktimin e takimeve, menaxhimin e kalendarit dhe ofrimin e informatave të nevojshme;
• Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e dosjeve dhe dokumenteve të tjera në përputhje me nevojat e institucionit;
• Ndërmerr veprimet e nevojshme për të siguruar që të gjitha punët administrative lidhur me çështjet e programeve profesionale dhe shërbimeve të realizohen në mënyrë efektive dhe efikase.
• Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me nevojat e institucionit;

Kualifikimet e kërkuara:

• Kandidatja duhet të ketë diplomë universitare apo të jetë e regjistruar në studime
• Përvojë pune në administratë; (E preferueshme)
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
• Njohuri shumë të mira në përdorim të MS Office (E preferueshme)
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikëri.
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ
Të gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në hr@eck-edu.org, jo më larg se 20 Mars 2022.