“Teoria pa praktikë është e zbrazët, ndërsa praktika pa teori është e verbër”, kjo është njëra prej arsyeve pse Kolegji Europian i Kosovës hap rrugën, që studentët e tij përveq zhvillimit të njohurive nga ana teorike dhe praktike në ambientet e Kolegjit, do të kenë edhe mundësi tjera të shumta për zhvillimin e tyre profesional dhe njëra ndër to do të jetë puna praktike.
Qëllimi i Kolegjit Europian të Kosovës është që studentët e tij, pas përfundimit të studimeve të jenë të gatshëm dhë të qasen menjëherë në tregun e punës, posaqërisht në ato punë për të cilat i kanë përfunduar studimet, dhe janë pasuruar me njohuri teorike dhe praktike rreth tyre.Puna praktike sipas Programit të Intershipit do ju mundësojë studentëve qasjen në kompanitë më të njohura në vend si dhe në institucione tjera vendore.
ECKPRESS
Albana