Mbrojtja nga Zjarri, ECK partneri juaj ideal!

Siguria në vendin e punës nuk është lluks por domosdoshmëri, veçanërisht në vendin tonë ku një gabim apo rastësi na kushton për gjithë jetën! Duke investuar në masat e duhura të sigurisë, ju mbroni jo vetëm shëndetin e punonjësve, stabilitetin e kompanisë por edhe komunitetin tonë. Në vendin tonë, një vendim i mençur sot shmangë pasoja të rënda nesër – andaj, le të jetë siguria vendimtare në çdo hap.

European College of Kosovo (ECK) përmes Departamentit për Siguri, Shëndet në Punë & Mbrotje nga Zjarri sjell zgjidhje dhe shërbime të specializuara në pajtim me rregullohet dhe praktikat më të fundit ndërkombëtare. Me ekspertizë dhe përkushtim, ne jemi partneri i duhur për institucione, kompani e industri të ndryshme duke siguruar mjedise pune më të sigurta e shmang rreziqet e së nesërmes.

SHËRBIMET TONA NGA MBROJTJA NGA ZJARRI PËRFSHIJNË:

VLERËSIM TË RREZIKUT NGA ZJARRI
Analizë e detajuar e mjediseve të punës, identifikim i pikave të dobëta dhe rekomandime për masa parandaluese.

HARTIMI I PLANEVE PËR EVAKUIM DHE SHPËTIM
Krijimi i strategjive dhe rrugëve të qarta evakuimi, si dhe përcaktimi i roleve dhe përgjegjësive në raste emergjente.

SKICIMI DHE PROJEKTIMI I PLANIMETRIVE
Përgatitja e hartave dhe planimetrive me vendndodhjen e daljeve emergjente dhe mjeteve kundër zjarrit, për një orientim të shpejtë.

STRUKTURA E GARDIANËVE TË ZJARRIT
Formimi i ekipeve të specializuara brenda kompanisë, përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente dhe zbatimin e masave të sigurisë.

STËRVITJE PRAKTIKE / EVAKUIM
Trajnime dhe simulime rregullta, që rrisin vetëdijen dhe sigurojnë përgjigje të duhur në raste zjarri, tërmeti apo incidente tjera.

KONSULENCË DHE SHËRBIME PROFESIONALE
Këshillim strategjik, mbështetje ligjore dhe trajnime specifike për t’ju ndihmuar të përmbushni standardet më të larta vendore e ndërkombëtare të sigurisë në punë.

Mos e lini sigurinë në duart e rastësisë - investoni sot për një të ardhme të sigurt!

Për me shumë informata kontaktoni 038 22 28 28, 044 97 28 28
apo vizitoni www.eck-edu.org / info@eck-edu.org