Parimet e sigurimit të cilësisë të Kolegjit zbatohen në mësimdhënie, mësimnxënie dhe përmes burimeve që ndihmojnë procesin e mësimit dhe kërkimit shkencor. Këto kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek studentët. Cilësia është pjesë thelbësore e Kolegjit dhe përmirësimi i vazhdueshëm është një nga qëllimet kryesoreKemi disa organe që janë përgjegjëse për menaxhimin e cilësisë në Kolegj. Këshilli Akademik luan një rol kyç në menaxhimin dhe zhvillimin e qasjes dhe procedurave të sigurimit të cilësisë. Këshilli aprovon ndryshimet në proceset e sigurimit të cilësisë, që ndërlidhen me programe akademike. Ai ka për detyrë të sanksionojë praktikën e rregullt të rishikimit si nga brenda ashtu dhe nga jashtë. Në përputhje me përkushtimin e angazhimit të vlerësimit të jashtëm, Këshilli implementon një sistem të fortë të sigurimit të cilësisë për programet e studimit. Ai po ashtu monitoron standardet e arsimit të lartë të Asociacionit të Universiteteve Evropiane.Kolegji ka krijuar Zyrën e cilësisë me dy zyrtarë, për sigurimin e cilësisë me përgjegjësinë për të promovuar cilësinë dhe zhvillimin e kulturës së saj në institucion. Ky rol involvon mbështetjen dhe zhvillimin e sistemeve të sigurimit të cilësisë dhe procedurave në të gjitha segmentet e operimit institutcional.