Qendra e teknologjisë informative brenda Kolegjit Europian të Kosovës gjendet në katin e dytë të objektit dhe në të përfshihet Kabineti i Teknologjisë informative si dhe Student Helpdesk.
Qendra e Teknologjisë informative qëllim primar ka inkuadrimin e risive teknologjike në brenda Kolegjit si dhe asistimin në kërkesat e studentëve. Qendra e IT përmes ( Student Helpdesk )ndihmon dhe asiston të gjitha kërkesat e studenteve dhe stafit administrativ në lidhje me perdorimin e sistemit të brendshëm të studentëve si dhe merret me mirëmbajtjen e kompjuterëve, qasjes në internet, riparimin e tyre si dhe sigurisë digjitale.
Kabineti i IT
Kabineti i Teknologjisë informative është pjesë e rëndësishme e punës ditore si dhe angazhimeve të studentëve dhe stafit akademik. Të gjithë studentet e Kolegjit Europian të Kosovës kanë të drejtë shfrytëzimi Kabinetin e IT për nevojat e tyre akademike dhe shkencore brenda orarit të rregullt të punës
Certifikimet ndërkombëtare
Kolegji Europian i Kosovës është një ndër institucionet e ralla në vend i licencuar nga EIPASS, Itali për trajnime dhe testime të Pasaportës Europian Digjitale, kualifikim ndërkombëtar i cili njihet në Bashkimin Europian mbi certifikimin e njohurisë për përdorimin e kompjuterit .
EIPASS 7 Module - promovon dhe certifikon zotërimin e shkathtësive digjitale bazë dhe të avancuara, në përputhje të plotë me ”e-Competence Framework for ICT Users” të zhvilluara dhe të publikuara në vitin 2013 nga CEN ICT Skills Workshop, të kërkuara gjithnjë e më shumë në të gjitha fushat e arsimit dhe të punësimit, në optikën e plotë “i pavarur”. EIPASS® 7 Module përmban këto module:
Moduli 1-Bazat e teknologjisë se informacionit dhe komunikimit;
Moduli 2 – Përdorimi i kompjuterit dhe menaxhimi i fajllave;
Moduli 3 - Përpunimi i tekstit - MS WORD;
Moduli 4 - Përpunimi tabelor i të dhënave - MS Excel;
Moduli 5 - Përdorimi i bazave te dhënave – MS ACCESS;
Moduli 6 - Përpunimi i prezantimeve - MS POWER POINT;
Moduli 7 - Interneti dhe Komunikimi - MS Outlook - Internet Explorer.