Qendra për Zhvillimin e Karrierës dhe Punësimit

Qëllimi i Qendrës për Zhvillimin e Karrierës dhe Punësimit
Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe Punësimit si pjesë e strukturës së Kolegjit Europian të Kosovës filloi të funksionojë në vitin 2015 me qëllim të fuqizimit të studentëve në zgjedhjen e tyre për arsim dhe karrierën e tyre profesionale duke i vënë në pah aftësitë, vlerat, besimin dhe qëllimin e tyre jetësor. Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe Punësimit synon të ofroj një qasje më të mirë të studentëve me tregun e punës duke përmirësuar cilësinë e edukimit të tyre dhe duke i mbështetur dhe inkurajuar në zhvillimin e plotë të potencialit të tyre për një influencë domethënëse në shoqëri.

Funksioni dhe aktivitetet e zyrës për Zhvillim të Karrierës dhe Punësimit

Funksionet dhe përgjegjësit e zyrës për zhvillim të karrierës përfshijnë sigurimin për çdo student të një mundësie për tu zhvilluar më tej përmes: Punës praktike, trajnimeve, vizitave studimore, konsultimeve dhe negocimit për punë.

Studentëve të Kolegjit Europian të Kosovës ju ofrohet një mori e gjerë e mundësi e gjerë për trajnimeve, punë praktike dhe informata rreth konkurseve të punës, vizita studimore e përkrahje e vazhdueshme drejt rrugës së tyre për punësim.


Trajnimet
kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të studentëve për punësim duke ofruar ndihmë në zhvillimin e ideve për vetëpunësim apo duke përgatitur dhe rritur aftësitë e tyre për hulumtim dhe punësim. Mesatarisht një student i Kolegjit Europian të Kosovës ka mundësi të ndjek rreth 10 trajnime pa pagesë nga dita kur është regjistruar deri në ditën e diplomimit.
 

Programi i Inernshipit (Punës praktike) ju mundëson studentëve qasjen në kompanitë më të njohura në vend si dhe në institucione tjera vendore. Studentët e ECK që kanë shprehur interesim dhe kanë plotësuar dokumentet e nevojshme ju sigurohet punë praktike nga 1 – 6 muaj.


Vizitat Studimore
të cilat realizohen cdo semestër ju ofrojnë mundësi studentëve të ndërlidhin të mësuarit teorik me atë praktik. Vizitat në Kompani, institucione, fabrika dhe takimet me drejtuesit ju ofrojnë një mundësi studentëve të mësojnë mbi dallimet dhe ngjashmëritë në mes të mësimit në klasë dhe realitetit në treg të punës.


Përkrahja
institucionale që ofron ECK për studentët është e një rëndësie të veçantë. Informimi i studentëve mbi konkurset e punës në baza javore, partneritet me institucionet ndërkombëtare dhe vendore, sigurimi i hapësirës për zhvillimin e projekteve dhe programeve të veçanta, përgatitja e CV dhe fazës së intervistës dhe negocime në punësim janë vetëm disa nga format kryesore në të cilat studenti ka përkrahjen e plotë të Kolegjit Europian të Kosovës.


Transferimet ndërkombëtare
padyshim është një nga sferat më të rëndësishme të Kolegjit Europian të Kosovës. Ofrimi i mundësive për transferim në Universitetet më të mira ndërkombëtare në vende siç janë: Barcelona, Gjeneva, Mynih, Montreux, Ljublanë, Varna, Stamboll e New York janë vetëm disa nga mundësitë aktuale që ju ofrohet studentëve të ECK.

Studentët e interesuar mund të kontaktojnë Qendrën për Zhvillim të Karrierës dhe Punësim përmes email adresës : Info@eck-edu.org apo të kontaktojnë zyrtarën e Qendrës znj. Albana Kasabaqi, albana.kasabaqi@eck-edu.org.