PRAKTIKA JURIDIKE – Përgatitje për provim të Jurisprudencës • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

PRAKTIKA JURIDIKE – Përgatitje për provim të Jurisprudencës

Trajnimi ka dy module (Penal & Civil) dhe zgjat 12 ditë duke filluar 16 Prill-3 Maj 2019 në orar 17:30h-19:30h në ambientet e European College of Kosovo në Prishtinë.


Për një periudhë 12 ditore, pjesëmarrësit e trajnimit mësojnë/ushtrojnë në praktikë akte të ndryshme juridike nga moduli penal dhe civil siç janë: parashtresat e ndryshme juridike, vendimet, aktvendimet, aktgjykimet, aktet akuzuese, ankesat,paditë kallëzimet penale, kontratat dhe marrëveshjet e ndryshme nga lëmi civil dhe shkresa të ndryshme juridike, gjithmonë nën përcjelljen e prokurorëve dhe gjyqtarëve, diskutimeve, rasteve të stimuluara dhe punës praktike në grupe të vogla.

Kohëzgjatja dhe Orari:
Praktika Juridike fillon me datë 16 Prill - 3 Maj 2019 (12 ditë)
Orari: Marte, Mërkure, Enjte, Premte
Ora: 17:30h - 19:30h (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)
Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar ne 14.

Kosto e trajnimit:
Trajnimi në total kushton 199€ (Mundësi pagese me STARCARD me 0% interes deri në 6 këste). Në çmim janë të përfshira:ligjeratat, materialet e trajnimit, certifikata.

Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogarisë: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës, 72h nga data e aplikimit.

Informata shtesë: 038 22 28 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28
info@eck-edu.org / trajnimet@eck-edu.org / rr. Gustav Mayer nr.19, Prishtinë


REGJISTRO TRAJNIMIN "PRAKTIKA JURIDIKE"