"Përsosmëria është arti që fitohet nga stërvitja dhe përpunimi i zakoneve.Ne nuk veprojmë drejt sepse kemi virtyt apo përsosmëri , përkundrazi, ne i kemi ato sepse kemi vepruar drejt.Ne jemi ajo që bëjmë në mënyrë të përsëritur.Përsosmëria , pra, nuk është një veprim , por një zakon" – Aristoteli
Dija është fuqi.Njerëzit që kanë arritur sukses, nuk janë medoemos më të aftë ose më inteligjentë së të tjerët.Ajo që I ndan është dëshira e tyre e zjarrtë dhe etja për dije.Sa më shumë të dini, aq më shumë arrini.Të gjithë në dëshirojmë të arrijmë famë , para dhe pushtet por të gjitha këto me vete sjellin dhe sakrifica të ndryshme të cilat në I refuzojmë dhe si pasoj ëndrrat tona nuk bëhen realitet.Rruga drejt suksesit nuk është e lehtë dhe edhe po kalove të gjitha sfidat të cilat I sjell ndër vite ju prap do keni nevojë dhe për dy gjëra të tjera të jenë në anën tuaj “Koha dhe Fati”.Pra veprimet të cilat ju I ndërmerrni duhen të jenë në kohën e duhur dhe të ju prij dhe fati ndonjëher.Një ndër problemet kryesore të cilat një I ri ka është se nuk ka njohuri se nga të ja filloj rrugëtimin e tij drejt suksesit.Për këtë arsye Kolegji Europian I Kosovës do filloj me projektin “Become Greater“ në të cilën në fazën e pare përmes rrjeteve sociale do mundohet të influencojë të rinjtë për të gjetur rrugën e tyre drejt suksesit.Andaj dhe besojmë se këshillat tona do arrijnë në veshin dhe zemrat e atyre të cilët deshirojnë më shume nga jeta , janë të gatshëm për sakrifica dhe të bindur për të lënë gjurmë në histori.
Këshilla e parë dhe më e veçanta nga të gjitha me të cilën kemi vendosur të fillojmë këtë projekt është :
“Flini më pak.Ky është një nga investimet më të mira që mund të bëni për një jetë më produktive dhe shpërblyese.Shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për më shumë se 6 orë gjumë,për të pasur një gjendje të shkëlqyer shëndetësore.Provoni të zgjoheni një orë më herët, për 21ditë radhazi dhe kjo do t’ju bëhet një zakon I ngulitur.Mos harroni, e rendesishme është cilësia dhe jo sasia e gjumit.Dhe përfytyroni të keni 30 orë shtesë në muaj për ti shpenzuar për gjëra, të cilat janë të rëndësishme për ju“
Ky program do të përmbajë këshilla të cilat do të postohen në fanpage të Kolegjit Europian të Kosovës si fazë e parë ku pas përfundimit të kësaj faze do punojmë drejtpërdrejt me të rinjë të cilët kanë dëshirë për ndryshim.
#ECKPRESS
#BecomeGREATER #TheTop200SectresofSuccess