Më datë 3 Maj 2016 studentët e European College of Kosovo, stafi akademik, stafi administrativ dhe të pranishmit e tjerë në Kolegjin Europian të Kosovës patën mundësinë ta ndjekin nga afër ligjeratën e radhës në programin akademik “Learnig From Leaders” të European College of Kosovo ku i pranishëm ishte një personalitet tejet i rëndësishëm, z. Thomas Gnocchi, shef i sektorit të politikës, ekonomisë dhe integrimit europian në Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë me temën: “Integrimi Europian i Kosovës, Sfidat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”. Gjatë ligjeratës mysafiri i lartëpërmendur diskutoi rreth disa temave kryesore për të cilat tashmë e një kohë të gjatë preukupohet populli i Kosovës.
Ndër temat e përmendura ishin: Zhvillimi ekonomik në Kosovë, sfidat e ardhshme, siguria shtetërore, liberalizimi i vizave, dialogu me shtetin fqinj, sistemi financiar dhe donacionet Europiane për Kosovën dhe disa Ò«ështje tjera të fushave ekonomike dhe politike.
Të pranishmit në ligjeratë patën mundësinë e diksutimit dhe pyetjeve ndaj z. Gnocchi ku u informuan rreth Ò«ështjeve të ndryshme për të cilat rrallëherë kanë mundësinë të informohen sakt nga personi kompetent, siÒ« ua mundësoi kësaj rradhe Kolegji Europian i Kosovës.
ECKPRESS
Ariani