Thirrje për Publikime 2016

Kolegji Europian i Kosovës mirëpret të gjitha palët e interesuara për publikimin e punimeve të tyre hulumtuese dhe shkencore për numrin e katërt të revistës shkencore “ECK International Journal” me ISBN 33/34(5) dhe ISSN 2410-7271.

Afati kohor për paraqitjen e punimeve :

Afati për pranimin e abstraktit : E Premte, 30 Dhjetor 2016 

Njoftimi për pranimin e abstrakteve : E Premte , 06 Janar 2017

Paraqitja e publikimeve finale: E Hënë, 16 Janar 2017, 

Rishikimi i komenteve të punimeve dhe konfirmimi për pranimin/refuzimin : E Mërkure, 25 Janar 2017


INFORMACION SHTESË :

Abstraktet për Revistën Shkencore të Kolegjit Europian të Kosovës duhet të paraqiten në pajtim me instruksionet që shfaqen në këtë Thirrje për Abstrakte.VETËM abstraktet e paraqitura sipas këtyre rregullave do të mirren në konsideratë.

Temat inkurajuese për paraqitje : Ne inkurajojmë paraqitjen e punimeve hulumtuese shkencore të cilat përshkruajnë hulumtime të reja me domenën e një shkence efektive. Në linjë me qëllimin tonë për lehtësimin e përparimeve interdisciplinare, ne mirëpresim paraqitje të punimeve nga njerëz që punojnë në disciplina të ndryshme (biznes, shkenca kompjuterike, ekonomi, juridik dhe diciplina të përafërta shkencore).

Pas pranimit të punimit, Kolegji Europian i Kosovës do të dërgojë një e-mail konfirmues te autori që ka paraqitur punimin. Autorët duhet të presin marrjen e e-mailit konfirmues të pranimit të punimit brenda 48 orëve (ose dy ditë pune) pas paraqitjes. Nëse nuk pranoni një e-mail konfirmues prej ECK-së brenda 48 orëve pas paraqitjes së abstraktit kontaktoni journal@eck-edu.org/038 22 28 28 

UDHËZUES I RËNDËSISHËM PËR PJESËMARRJE

Limiti i fjalëve: Ekziston një limit prej (max. 250 fjalë) duke përdorur fontin Time New Roman, Italic, madhësinë e fontit 12pt, hapësirë të vetme 1.5.
Kompletimi dhe Rezultatet Origjinale: Secili abstrakt duhet të prezantojë rezultate të kompletuara dhe origjinale. Paraqitja e shumë abstrakteve në të cilat të dhënat e njëjta janë analizuar në mënyra të ndryshme, ose në të cilën një studim është ndarë në pjesë të vogla studimi është e ndaluar dhe rezulton me refuzimin e këtyre abstrakteve.
Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar mund të dërgojnë punimin e tyre i cili domosdoshmërish duhet të ketë abstraktin. Punimi duhet të dërgohet në gjuhen angleze.
Udhëzime për shkrimin e punimit:
- Punimi duhet të shkruhet në programin Word dhe nuk duhet të jetë më i gjatë se deri në 10 faqe
- Punimet duhet të shkruhen në gjuhën angleze.
- Formati i shkrimit: 12-pt. Font Times New Roman dhe 10-pt. për referencat, shtojcat, shënimet në fund të faqes, tabelat dhe figurat.
- Hapësirë ndërmjet rreshtave është 1.5, duke përfshirë titullin, abstraktin, përmbajtjen e dokumentit, referencat, shtojcat, shënimet në fund të faqes, tabelat dhe figurat.
- Punimet me më shumë se dy bashkautor nuk preferohen.
Pjesëmarrja në konferencë përfshinë: Një kopje të Revistës Shkencore “ECK International Journal" dhe certifikatën e pjesëmarrjes.
Pagesa: Pjesëmarrja në konferencë është 60 Euro, deri në dy bashkautorët (plus 30 euro për autorin e dytë).
(Stafi akademik i Kolegjit Europian të Kosovës, universitetet partnere si dhe ECK Network nuk janë subjekt i pagesës). Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të Kolegjit Europian të Kosovës me nr. të llogarisë: 20-11-0000937177-54, Swift Code/BIC: TEBKXKPR
Politika Primare e Publikimit: Punimet që janë publikuar ose prezantuar diku tjetër para kohës së 25 janar 2017, nuk do të merren në konsideratë nga ECK.
Njoftimi për Pranimin e Abstrakteve: Nëse nuk keni pranuar e-mail konfirmues në lidhje me paraqitjen e abstraktit deri më 06 janar 2017 ju lutemi të dërgoni e-mail në journal@eck-edu.org apo kontaktoni në 038 22 28 28.
Punimet hulumtuese dhe shkencore të pranuara do të publikohen në numrin e katërt dhe të pestë në revistën shkencore të Kolegjit Europian të Kosovës të quajtur "ECK International Journal"