Struktura

Institucioni ka tri komponente statutore për qeverisje dhe menaxhment. Bordi Qeverisës, Dekani dhe Keshilli Akademik. Bordi Qeverisës është organ statutor që ka në qendër të vëmendjes e të detyrave drejtimin e përgjithshëm të institucionit dhe menaxhimin strategjik.

Dekani është zyrtari kryesor/përgjegjës i Kolegjit, i cili ka autoritetin dhe përgjegjësin për menaxhimin akademik të kolegjit dhe i përgjigjet Bordit Qeverisës. Dekani është po ashtu kryesues i Këshilli Akademik, i cili përbëhet nga kryesuesit e departamenteve akademike dhe kryesuesit e zyrave mbështetëse.  
Kolegji  ka gjithashtu një organ tjetë - Këshillin Akademik, të emëruar nga ana e Bordit  Qeverisës për të ndihmuar planifikimin, bashkërendimin, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e tërë veprimtarisë akademike të institucionit.

Kolegji Europian i Kosovës ka këtë strukturë organizimi:
 

Njësitë akademike:

a.      Fakulteti  Ekonomik dhe i Menaxhmentit
b.      Fakulteti Juridik
 

Njësitë organizative:

Zyra e sigurimit të cilësisë; Zyra e zhvillimit; Shërbimi i Studentve; Zyra e zhvillimit të karrierës; Qendra e kërkimeve shkencore; Biblioteka.
Aktet themelore të Kolegjit janë: Statuti; Rregullorja e studimeve niveli Bachelor dhe Master; Rregullorja për vlerësimin e cilësisë; Rregullore të tjera në fusha akademike dhe të organizimit.