Historiku

Kolegji Europian i Kosovës është institucion universitar i themeluar në vitin 2013 në Prishtinë , Kosovë. Themelimi i Kolegjit Europian të Kosovës është rezultat I bashkimit të një stafi vendor dhe ndërkombëtar me qëllimin e vetëm “Krijimin e vlerave të reja europiane , për një të ardhme më të begatë“. Kolegji Evropian i Kosovës do të aplikojë dhe sigurojë përsosmëri në mësimdhënie, të mësuar dhe kërkime brenda një mjedisi gjithëpërfshirës. Studenti, i vënë në qendër të interesimit, do të nxitet që të jetë i gatshëm për të marrë dhe për të rritur rolin e tij udhëheqës në biznes, profesion, industri, në shërbimin publik dhe në shoqëri. Institucioni do të nxisë vjeljen dhe fitimin e njohurive dhe transferimin e tyre si dhe angazhohet në zhvillimin arsimor të shoqërisë, në një mënyrë ndryshe, me synimin e përgatitjes së kuadrove për të hyrë në biznes dhe në jetën shkencore në suaza kombëtare dhe ndërkombëtare.
 

“Educating the mind without educating the heart is no education at all.”
― Aristotle