Studentët e ECK-së tani e tutje me mundësi për studime në RIGA Technical University • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Studentët e ECK-së tani e tutje me mundësi për studime në RIGA Technical University

Universiteti më prestigjioz dhe më i madhi në Letoni, RIGA Technical University hap dyert për studentët e Kolegjit Europian të Kosovës "ECK". Një bashkëpunim i tillë i cili krijon mundësi që studentët tanë të jetojnë dhe studiojnë në Letoni, duke marrë asistencë financiare prej 800 Euro në muaj + shpenzimet e udhëtimit të mbuluara u bë e mundur falë marrëveshjes së dy institucioneve në kuadër të Erasmus+, të nënshkruar dje me datë 23 Qershor 2016 në Prishtinë nga rektorët e dy universiteteve.
       Të transferoheni për studime semestrale (4muaj) në universitetin më të madh në Letoni, të krijoni shoqëri me student nga e gjithë bota, të vizitoni vendet më të bukura në Riga duke mos harruar asistencën financiare çdo muaj, nuk është vetëm një mundësi për të studiuar në një universitet me renome ndërkombëtare, por është një shans e cila ju ofrohet studenteve njëherë në jetë.
       Gjithsesi, të gjithë ata student të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të jenë pjesë e universiteteve dhe sistemit evropian te edukimit, një mundësi të tillë për edukim dhe qasje evropiane e ofron Kolegji Europian i Kosovës i cili ka sjellë metodologjinë, profesorët dhe sistemin evropian të mësimit në qendër të Prishtinës.

Regjistrohu në Kolegjin Europian të Kosovës duke
klikuar këtu dhe fito deri në 40% zbritje për vitin akademik 2016/17.
ECKPRESS
Aurora