Realizohet moduli "Menaxhimi i Kohës"

Si të menaxhojmë vetvetën dhe kohën tonë ? Matriksat, Teknikat më adekuate, Prioritizimi ishin vetëm disa nga temat të cilat u diskutuan në modulin “Menaxhimi i Kohës” në kuadër të planprogramit të VCC.


Të Marten dhe Mërkuren me datë 12 dhe 13 Dhjetor 2016 në kuadër të trajnimit “Psikologjia e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes” u zhvillua moduli “Menaxhimi i Kohës” me z. Lulzim Fushtica. Tek ky modul, është diskutuar dhe mësuar mbi teknikat dhe matriksat e ndryshme mbi menaxhimin e vetvetës dhe pastaj edhe të kohës në situata të ndryshme ku pjesmarrësit janë përballur me skenare që lidhen me aktivitetet e tyre biznesore. Ky modul eshte zhvilluar në kuadër të planprogramit të Vocational Competence Certificate (VCC).

Për më shumë informata lidhur me Vocational Comeptence Certificate dhe trajnimin, vizitoni linkun: http://eck-edu.org/?id=32&t=15
ECKPRESS