z. Afrim Bunjaku, pronar i 27 kompanive prezanton mundësitë për investime në idenë e juaj ! • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

z. Afrim Bunjaku, pronar i 27 kompanive prezanton mundësitë për investime në idenë e juaj !

Në kuadër të programit “Të mësojmë nga liderët” Qendra e Karrierës së Kolegjit Europian të Kosovës, të Enjten realizoj takimin informues ku të ftuar ishin biznesmeni i suksesshëm shqiptar nga diaspora, z. Afrim Bunjaku (CEO) në Invest Group Sha dhe z. Naim Dedushaj (Ideator) i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.
       Gjatë diskutimit, z. Afrim Bunjaku tregoj arsyet dhe mundësitë pse është i interesuar të investoj në idetë e reja biznesore përmes të cilave synon të deportojmë në tregun evropian me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës në Kosovë mundësi e ofruar për herë të parë në Kosovë përmes së cilës idenë tuaj mund ta shëndrroni të realitet .
       Pronar i 27 kompanive të cilat operojnë në nivel ndërkombëtarë, z. Afrim Bunjaku padyshim se gjatë prezentimit, ngjalli interes të jashtëzakonshëm dhe ofroj mundësi që pjesëmarrësit të shtrojnë pyetje dhe komentojnë për idetë e biznesit dhe format se si duhet prezentuar ato.
       Në anën tjetër, z. Naim Dedushaj tregoj mbi suksesin që tashmë ka arritur, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare duke bashkuar më shumë se 10.000 biznesmen shqiptarë të shtrirë në 4 kontinente dhe 25 shtete të botës ku synim kryesor është bashkëpunimi dhe krijimi i mundësive për investime në trojet shqiptare.
ECKPRESS