+1500 euro nga detyra praktike në kuadër të trajnimit

Mbi +1500 euro të fituara gjatë realizimit të detyrës praktike të pjesëmarrësve në kuadër të trajnimit “Psikologjia e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes”.


Trajnimi “Psikologjia e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes” i vetmi me certifikim ndërkombëtarë në Kosovë i ofruar nga Kolegji Europian i Kosovës dëshmon edhe njëherë pse është një nga trajnimet më të mira dhe praktike në vend.  Kliko këtu për të lexuar rreth trajnimit
       Të ndarë në dy grupe, me buxhet prej vetëm 200Euro dhe kohë prej 7 ditëve, pjesëmarrësit kishin për qëllim “Krijimin e një produkti, kordinimin mes anëtarëve dhe shitjen e produktit duke përdorur teknikat e mësuara gjatë trajnimit. Edhe pse pjesëmarrësit u sfiduan në cdo aspekt të mundshëm duke filluar nga buxheti i ulët, koha e shkurtë, aftësitë menaxhuese, komunikimin dhe kordinimin, kreativitetin dhe prodhimin jemi jashtzakonisht krenar që treguan seriozitet, vullnet për punë dhe rezultat. Rezultati final i këtij ushtrimi praktik është mbi 1500 Euro të fituara.
       Shuma e mbledhur financiare do të përdoret për të ndihmuar familjet me nevojë, një traditë e cila synohet të vazhdohet me cdo grup të trajnimit praktik “Psikologjia e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes”. Vlen të theksojmë se edhe grupi i parë kishte arritur me sukses të mbledh dhe dhuroj mbi 1200 euro për familjet me nevojë. Kliko këtu për të lexuar lajmin "nga 200 në 1200 Euro të mbledhura"


ECK Training and Development Center ndihet jashtzakonisht krenar me të gjithë pjesëmarrësit të cilët me sukses dhe profesionalizëm realizuan ushtrimin praktik dhe mbi të gjitha do të dedikojnë mjetet e mbledhura financiare për ndihmë familjeve me nevojë.

ECK PRESS