Vizitoni Ljublanën dhe bëhuni pjesë e shkollës verore “Entrepreneurs Bootcamp”

Universiteti partner i Kolegjit Europian të Kosovës, GEA College fton të gjithë studentët e interesuar nga institucionet partnere që të aplikojnë për bursë në shkollën verore “4 Future Entrepreneurs Bootcamp” i cili realizohet nga data 3-15 Korrik 2017 Ljublanë. Për plot dy javë, pjesëmarrësit e kësaj shkolle verore do të mësojnë mbi artin dhe shkencën e zhvillimit të ideve biznesore, modelet e biznesit si dhe procesin drejt krijimit të një kompanie të suksesshme.

Informata rreth “4 Future Entrepreneurs Bootcamp”
Java e I (3-8 Korrik 2017)

Gjatë javës së parë do të organizohen workshope të ndryshme, aktivitete argëtuese, evente sociale dhe sportive. Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë një pjesë të ditës në klasë dhe pjesën tjetër do të rezervohet për aktivitetet jashtë klasës, ku dhe ndodhet biznesi i vertetë.

Java e II (10-15 Korrik 2017)
5 Ditë - TOP 5 kompanitë Sllovene - 5 sfida të vërteta biznesore

Gjatë javës së dytë, ju do të mësoni nga raste studimi, eksperiencë e cila do të jetë sa sfiduese edhe interesante dhe mbi të gjitha do të ofroj mundësi të mësoni nga më të mirët dhe modelet se si zgjidhen problemet shpejtë dhe me lehtësi.

Vendi: Ljublanë / Slloveni
Data: 3 - 15 Korrik 2017
Kosto: 450 Euro ( Ju mund të aplikoni për burse deri më date 15 Prill 2017 )

Më shumë informata dhe aplikime ju lutem klikoni këtu.

Për cdo informacion shtesë, ndihuni të lirë të kontaktoni me zyrën për bashkëpunim ndërkombëtarë pranë ECK-së në numrat: 038 22 28 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28.