Kolegji Europian i Kosovës mbajti ceremoninë “ECK Excellence Award 2017”

Me datë 18 Prill 2017 Kolegji Europian i Kosovës i dhuroi çmimin e ekselencës Prof. Antti Isoviita nga HAMK University , për mbështetje dhe kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin e studentëve të rinj nga Kosova që studiuan dhe vazhdojnë të studiojnë në Universitetin HAMK në Finlandë.

Kolegji Europian i Kosovës ka themeluar çmimin “ECK EXCELLENCE AWARD” në vitin 2016, çmim i cili ndahet çdo vit një personaliteti shkencorë dhe akademik në nivel nacional ose ndërkombëtar për kontribut të veçantë në dije dhe shkencë. Ky është viti i dytë i organizimit të ceremonisë për ndarjen e çmimit të ekselencës event ky i cili u mbajt në ambientin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", në Prishtinë.
       Çmimi i ekselencës vitin e kaluar i është dhuruar Prof. Dr. Ismet ELEZI per kontribut të veçantë pedagogjik dhe kërkimor-shkencorë në fushën e drejtësisë, ndërsa këtë vit cmimi iu dhurua Prof. Antti ISOVIITA, për kontribut të veçantë në fushën e ekonomisë dhe marketingut. Profesori ISOVITA, është autor i 60 librave, me një përvojë pedagogjike dhe kërkimore-shkencore mbi tridhjetëvjeçare.
       Prezent në këtë ceremoni ishin përfaqësues nga Institucionet akademike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, profesorë, studentë dhe media të cilët pas ceremonisë kishin mundësinë të ishin pjesë e koktejit.
ECKPRESS
Kaltrina