Mundësi për punë praktike në Kolegjin Europian të Kosovës

European College of Kosovo (ECK) shpall konkurs për dy pozita të punës praktike në këto fusha profesionale:

1 Praktikant/e në Administratë
1 Praktikant/e në Marketing

Detyrat & Përgjegjësite – Administratë

- Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e raporteve, korrespondencave, memove, formularëve, si edhe mban agjendën e përditshme;
- Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrativ: shënimeve, raporteve, punëve administrative, komunikatave;
- Ndihmon në hulumtime kuantitative dhe kualitative dhe i mbledhë/analizon informata duke përdorë metoda dhe teknika të ndryshme punëve administrativo-juridike.
-Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve juridike;
-Ndihmon në administrimin e korrespondencave të supervizorit duke përfshirë regjistrimin, klasifikimin dhe shpërndarjen e përshtatshme të saj;
-Ndihmon në kryerjen detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.
-Bën regjistrimin dhe mban evidencën e materialit të punës.


Detyrat dhe Përgjegjësitë – Marketing

- Ndihmon në krijimin dhe zhvillimin e kampanjave të marketingut,
- Kontribuon në mirëmbajtjen mediave sociale,
- Shkruan apo komunikon për të promovuar brendin e Kolegjit
-Kryen detyra që kanë të bëjnë me promovimin e institucionit, programeve, shërbimeve dhe rekrutimit.
-Ndihmon në hulumtimin, krijimin dhe shitjen e shërbimeve (trajnimeve) të reja për klientët e interesuar;
-Ndihmon në promovimin e shërbimeve (trajnimeve) tek klientët e rinjë.
Kualifikimet e kërkuara:
Kandidati/ja duhet të jetë student në vitin e fundit apo i/e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Juridik, Komunikim Masiv, Teknologji Informative ose fusha të tjera të ngjashme;
-Të ketë njohuri të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
-Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
-Shkathtësi të mira të komunikimit;
-Njohuri të mira të punës me kompjuter (Word, Excel dhe Internet Explorer);
-Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
-Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.

Benefitet nga Praktika:
-Përgatitje për tregun e punës
-Ambient dinamik dhe miqësor të punës;
-Mundësi për avancim profesional nga trajnimet e ndryshme që ofrohen brenda Kolegjit pa pagesë;
-Krijimi i kontakteve/rrjetit profesional që mund të ju shërbej në të ardhmen
-Dhënien e dëshmisë për përfundimin e praktikes profesionale;

Praktika zgjatë nga 3 deri në 6 muaj, varësisht prej interesimit dhe suksesit të kandidatit/ës.
Praktika fillon nga data 1 Qershor 2017

Të gjithë të interesuarit për aplikim të aplikojnë duke e dërguar CV-në në e-mail: work@eck-edu.org, duke shkruar në subjekt: Praktikante në Administratë apo Marketing varësisht për cilën aplikoni deri me datë: 24 Maj 2017. Vetëm kandidatët e perzgjedhur do te kontaktohen.