Ambasadorja e Finlandës përshëndet studentët e Kosovës në Gjuhën Shqipe.

Të premten me datë 26 Maj 2017 shkëlqesia e saj Ambasadorja e Finlandës Znj.Anne Huhtamäki bëri hapjen e ceremonisë së HAMK/ECK Summer School 2017!

Një nga ngjarjet mjaft të rëndësishme në fushën e edukimit Summer School 2017 është zhvilluar dje në ambientet e European College of Kosovo në bashkëpunim me një nga universitetet më prestigjoze dhe i njohur globalisht për sistemin e lartë edukativ-arsimor HAMK University të Finlandës.
       Shkëlqesia e saj Ambasadorja e Finlandës Znj. Anne Huhtamäki ishte e pranishme për të bërë zyrtarisht hapjen e këtij programi dhe gjatë fjalimit theksoi për rëndësinë që ka ky program për edukimin e të rinjve dhe se çdo ditë shteti i Finlandës mahnitet me marrëveshjet që krijohen me Kosovën në fushën e edukimit dhe se sa e rëndësishme është për të dy vendet të kenë studentë të interesuar për shkollim të lartë sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ketë zhvillim të një vendi. Gjithashtu gjatë fjalimit ajo nuk hezitoi të përdorte edhe fjalë të Gjuhës Shqipe gjë cila u prit me mjaft pozitivitet nga të pranishmit.
       Finlanda dhe Kosova kanë gjetur rrugën më të mirë të bashkëpunimit duke marë parasysh rëndësinë e edukimit dhe trajnimit të studentëve të rinjë nga vendi ynë duke ju ofruar një mundësi të shkëlqyer të mësojnë nga personalitete të shquara të edukimit në nivel ndërkombëtar. European College of Kosovo është rezultat i bashkimit të një stafi vendor dhe ndërkombëtar me qëllimin e vetëm “Krijimin e vlerave të reja europiane , për një të ardhme më të begatë“. Programet akademike sipas standarteve evropiane, stafi akademik jo vetëm nacional po dhe ndërkombëtar, partneriteti me shumë universitete nga Evropa, mundësia e transferimit të studentëve në universitete evropiane si dhe përkrahja e studentëve me bursa studimesh, janë vlerat themelore që Kolegjit Europian të Kosovës i japin vlera të veçant dhe përbëjnë çështje prioritare për studime

       Bashkëpunime të tilla përveç që sjellin risi në vendin tonë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ngritjen e nivelit edukativ të të rinjëve tanë dhe mundësi e përkryer për të mësuar teori dhe praktikë nga profesorë vendorë dhe profesorë nga Finlanda, një ndër shtetet me sistemin më të mirë arsimor në botë.
ECK PRESS