KONKURS PËR STAF: Zyrtar/e për Rekrutim dhe Shitje • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KONKURS PËR STAF: Zyrtar/e për Rekrutim dhe Shitje

A keni dëshirë të punoni në fushën e arsimit të lartë? Vlerësoni se keni ide kreative për promovimin e institucionit tonë, aftësi të mira komunikimi dhe prezantim, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me studentë, kompani e institucione...

Vendi: Prishtinë
Marrëdhënie e rregullt pune
Paga: Konkuruese

Kolegji Europian i Kosovës/European College of Kosovo ”ECK” shpall konkurs për pozitën: Zyrtar/e për rekrutim dhe shitje

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Krijon, zhvillon dhe Implementon kampanjat e marketingut me qëllim të promovimit të programeve akademike, rekrutimit të studentëve dhe trajnimeve të ECK-së;
• Kordinon aktivitetet/eventet promovuese brenda dhe jashtë ECK-së;
• Implementon aktivitetet promovuese në teren dhe realizon takimet me studentë, kompani dhe institucione;
• Analizon prezencën e shërbimeve edukative-arsimore në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun) dhe përcjell aktivitetin e promocioneve, analizon dhe matë efektet e shitjes/promovimit para, gjatë si dhe pas promocionit;
• Ndërmerr ide dhe projekte bashkëpunimi me organizata, kompani dhe institucione të ndryshme
• Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me promovimin e institucionit, programeve akademike, shërbimeve dhe rekrutimit.

Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante; Trajnime /Certifikatë në fushën relevante
• Tri (3) vite përvojë pune në fushën shitjes; (E preferueshme)
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në work@eck-edu.org, jo më larg se 21 Qershor 2017.