568 pozita më lartë në rangimin e Webometrics !

European College of Kosovo ka shënuar ngritje të jashtëzakonshme prej 568 pozitash në periudhën kohore Janar-Korrik 2017 lidhur me rankimin e realizuar nga Cybermetrics Lab, pjesë e Spanich National Research Council me seli në Madrid.


Edhe përkundër faktit se European College of Kosovo vepron në Kosovë nga viti 2014 kjo nuk ka ndikuar që të radhitet si një nga institucionet që ka ngritje të jashtëzakonshme prej 568 pozita në vlerësimin e realizuar nga Webometrics. European College of Kosovo është një nga institucionet më të digjitalizuara në vend i cili i jep një rëndësi të jashtëzakonshme digjitalizimit të mësimit. Që nga viti 2014, European College of Kosovo ka zhvilluar në mënyrë konstante sistemin online duke bërë punën e profesorëve dhe jetën e studentëve më të lehtë përmes qasjes 24/7 në informacion në platformën e mësimit online përmes të cilit mund të marrin njoftimet e fundit, oraret, aktivitetet e radhës, paraqesin provime dhe rezultatet. 

"Gjithsesi vlen të theksojmë se ky rangim ka të bëj me prezencën në ueb, ku pikët dërrmuese të algoritmit kanë të bëjnë me lidhjet (vegëzat) e faqeve, numrin e nën-faqeve, PDF dokumentet dhe nuk është matës i drejtpërdrejt i cilësisë" 



ECK PRESS