KONKURS: Trajner/Ekspertë për Trajnime • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KONKURS: Trajner/Ekspertë për Trajnime

A keni dëshirë të punoni në fushën e trajnimeve profesionale ? European College of Kosovo është në kërkim të trajnerëve të cilët shquhen për përvojë dhe suksese në lëmitë e tyre profesionale dhe kanë dëshirë që dijenin dhe eksperiencën e tyre shumëvjeçare ta transmetojnë tek të tjerët.

Vendi: Prishtinë
Orari i punës: Jo i rregullt / Angazhim sipas nevojës

Fushat në të cilat kërkohen trajnerë:

Marketing & PR

Shitje

Menaxhim & Biznes

Dizajn Grafik

Teknologji Informative

Profesione të ndryshme
Soft Skills


Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante ose Trajnime /Certifikatë në fushën relevante që dëshiron të angazhohet.
• Përvojë pune dhe karrierë të frytshme në fushën në të cilën dëshiron të angazhohet;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar CV-në snë work@eck-edu.org, me subjekt: Aplikim për trajner, Fusha __________ deri me datë 17 Prill 2018.