KONKURS PUNE: Zyrtare për çështje administrative • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KONKURS PUNE: Zyrtare për çështje administrative

A keni dëshirë të punoni në fushën e arsimit të lartë & trajnimeve? Vlerësoni se keni aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me studentë, profesorë dhe palë të interesuara ?

Vendi: Prishtinë
Marrëdhënie e rregullt pune

Kolegji Europian i Kosovës/European College of Kosovo ”ECK” shpall konkurs për pozitën: Zyrtare për çështje administrative 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Eshtë përgjegjëse për dhënie të informacioneve tek palët e interesuara mbi studimet dhe trajnimet, caktimin e takimeve, menaxhimin e kalendarit dhe ofrimin e informatave të nevojshme për studentë dhe staf akademik;
• Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e dosjeve dhe dokumenteve të tjera në përputhje me nevojat e studentëve dhe stafit akademik;
• Ndërmerr veprimet e nevojshme për të siguruar që të gjitha punët administrative lidhur me çështjet studentore të realizohen në mënyrë efektive dhe efikase.
• Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me nevojat e institucionit;

Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidatja duhet të ketë diplomë universitare apo të jetë e regjistruar në studime ( E preferueshme)
• Përvojë pune në administratë; (E preferueshme)
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
• Njohuri shumë të mira në përdorim të MS Office (E preferueshme)
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikëri.
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në work@eck-edu.org, jo më larg se 21 Qershor 2018.