KONKURS PUNE: Inxhinier i Elektros / Bashkëpunëtor i Jashtëm për vlerësim të Sigurisë • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KONKURS PUNE: Inxhinier i Elektros / Bashkëpunëtor i Jashtëm për vlerësim të Sigurisë

European College of Kosovo është institucion professional i cili ofron programe profesionale, trajnime, ndërmjetësim në punësim, shërbime ligjore dhe Vlerësimin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Si subjekt i liçencuar nga Ministria e Punës & Mirëqenies Sociale për të ofruar shërbime profesionale nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në punë, ekipi jonë po rritet andaj shpallim konkurs për këto pozita pune

Vendi: Prishtinë
Orari i punës: Jo i rregullt / Angazhim sipas nevojës

1. Inxhinier i Elektros i çertifikuar nga MPQS për vlerësim të riskut (kryerjen e matjeve e elekrtike). (2 pozita)

2. Bashkëpunëtor i jashtëm për Vlerësim të Riskut . (2 pozita)

Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidatët e interesuar duhet të jenë të liçencuar nga Ministria e Punës & Mirëqenies Sociale (Inspektoriati i Punës) për Vlerësimin e Riskut.
• Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre si dhe licencën e skenuar në formë elektronike në e-mail adresen: work@eck-edu.org duke specifikuar pozitën për të cilën aplikojnë.
Shënim: Do të kontaktohen vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret si më lartë.