KONKURS PUNE: Zyrtar Ligjor • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KONKURS PUNE: Zyrtar Ligjor

European College of Kosovo është institucion arsimor me mbi 100 partner ndërkombëtar, +5 akreditime & licencime ndërkombëtare, +1000 pjesëmarrës të trajnuar, që ofron programe profesionale, trajnime dhe shërbime për individ dhe kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Ekipi jonë po rritet andaj jemi duke kërkuar: (1) Zyrtar Ligjor.

Vendi: Prishtinë
Orari i punës: i rregullt

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Angazhon dhe menaxhon aktivitetet dhe punët ligjore në raport me bashkëpunëtorët;
• Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit juridik-ligjor në Zyrën Ligjore;
• Përpilimi i shkresave procedurale në të gjitha fazat deri në finalizimin e proceseve përmbarimore, gjyqësore dhe përfaqësimi i klientëve në çështjet e caktuara juridike: tek përmbaruesit privat ,gjykata dhe organet tjera relevante;
• Asistimi në hartimin e akteve dhe dokumenteve tjera juridike të klientëve;
• Zbaton planet vepruese të përcaktuara nga përgjegjësi;
• Realizon detyra dhe përgjegjësi të tjera sipas nevojës;

Kualifikimet e kërkuara:
• Diploma Universitare nga fusha e Drejtësisë.
• Preferohet 2-3 vite përvojë pune, e preferuar në fushën ligjore
• Të ketë provimin e Jurisprudencës (e preferueshme)
• Të ketë shkathtësi të mira komunikuese me klientë
• Njohuri të mira të MS Office
• Efikas në punë ekipore
• Aftësi të mira të gjuhës angleze
• Patenta (B1) ) e preferueshme

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të dhe dokumentet relevante të skenuar në formë elektronike në e-mail adresën: work@eck-edu.org duke specifikuar pozitën për të cilën aplikojnë jo më larg se 25 Qershor 2019 Shënim: Do të kontaktohen vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret si më lartë.