ECK me laborator për VirtualReality qysh nga 2018! • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

ECK me laborator për VirtualReality qysh nga 2018!

European College of Kosovo qysh nga viti 2018 me sukses është bërë institucioni i parë nga Kosova i cili është anëtarësuar dhe ka themeluar laboratorin e Virtual Reality me qëllim promovimi inovacionin në arsim. E gjithë kjo falë anëtarësimit në VRFirst pjesë e të cilës janë mbi 100 partnerë.

 

A e dini se European College of Kosovo është institucioni i parë nga Kosova pjesë e VRFirst në themelimin e laboratorit virtual qysh nga viti 2018, pjesë e të cilës janë edhe Graz University of Technology, Aalborg Universitet, University of the Aegean, Manchester Metropolitan University, Universitas Comeniana Bratislavensis, UCC, Academy of Higher Education, Hochschule Darmstadt, Universitat Hamburg, SRH Heidelberg, Hochschule fur technik und Wirtschaft Berlin, Breda University of Applied Sciences, Kajaanin Ammattikorkeakoulu University of Applied Sciences, Technology Companies Development Center, Peneuropska Vysoka Skola, Rubika, Politechnika Varszawska, Vilianus Gedimino, Vigamus Academy, UCL, Tal Tech, SEEU, Howest etj.

VR First është e përkrahur nga partner gjigand të industries si Intel, Vive, VRMARK, MIXCAST, SpringboardVR, pmd, Leap Motion, Axon Park, Monster të cilët synojnë të sjellin inovacionin në universitete dhe institucione arsimore me qëllim të promovimit të qasjes inovative dhe mësim dhe hulumtim.
Lajmi i mirë për të gjithë të rinjtë e Kosovës është se nga muaji Tetor, European College of Kosovo do të filloj me trajnime të Virtual Rality përmes të cilave synohet trajnimi i kandidatëve në module të ndryshme në VirtualReality.

Ky laborator do të jetë pjesë e programit për Zhvillues Softueri, program profesional (1 vje çar) i cili synon sistemin dual shkollim & punësim. Kandidatët përveq programit atraktiv do të kenë mundësi për punësim në Kosovë dhe Gjermani qysh nga fillimi i programit.
Më shumë informata lidhur me programin profesional "Zhvillues Softueri" klikoni këtu.