KONKURS: (2) Mundësi për punë praktike Zyre Ligjore/Marketing • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KONKURS: (2) Mundësi për punë praktike Zyre Ligjore/Marketing

Kolegji Europian i Kosovës ”ECK” shpall konkurs për dy praktikantë për pozitat: 
- Praktikant në Zyre Ligjore & Siguri, Shëndet në Punë
- Praktikant në Marketing 

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë (Zyra Ligjore):
• Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e detyrave të ndryshme, raporteve, korrespondencave, si edhe mban agjenden e përditshme;
• Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrativ: shënimeve, raporteve, punëve juridike, komunikatave;
• Ndihmon në hulumtime kuantitative dhe kualitative dhe i mbledhë/analizon informata duke përdorë metoda dhe teknika të ndryshme punëve administrativo-juridike.
• Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve juridike;
• Ndihmon në kryrjene detyrave tjera të përcaktuara nga mbikqyresi brenda fushës së përgjegjësisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë (Marketing)

• Krijimi i lajmeve, materiale tjera promovuese lidhur me shërbimet, trajnimet dhe aktivitetet tjera
• Ndërmerr iniciativa për realizim të kampanjave promovuese në teren dhe palët e treta
• Krijimi i lajmeve, materiale tjera promovuese lidhur me shërbimet, trajnimet dhe aktivitetet tjera
• Ndihmon në kryerjen e detyrave të ngjajshme apo përcaktuara nga mbikqyrësi

Kualifikimet e kërkuara:

• Kandidati/ja duhet të jetë student apo i diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Juridik, Komunikim Masiv ose fusha të ngjashme;
• Të ketë njohuri të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Shkathtësi të mira të komunikimit;
• Njohuri të mira të punës me kompjuter ( MS Office );
• Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
• Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.

Benifitet nga Praktika Profesionale
• Praktikë me pagesë
• Ofrojmë ambient dinamik dhe miqësor të punës,
• Mundësi për ngritje profesionale nga trajnimet e ndryshme që ofrohen brenda Kolegjit

Praktika zgjatë 3 muaj, dhe varësisht nga interesimi dhe suksesi i kandidatëve mund të zgjatet dhe për 3 muaj të tjerë.Të gjithë të interesuarit për të aplikuar, luten që të dergojnë CV-të në work@eck-edu.org, duke specifikuar në email poziten për të cilën aplikon jo me larg se 31 Tetor 2019. Do të kontaktohen vetëm kandidatet që plotësojnë kriteret e cekura më lartë.