Programet Profesionale 2020 • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Programet Profesionale 2020

European College of Kosovo shpall konkurs për regjistrimin e kandidatëve në programet profesionale Zhvillues Softueri apo Shitje & Shërbim ndaj klientit. Këto programe praktike të bazuara në tregun e punës dhe akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ju ofrojnë mundësi kandidatëve që të zhvillojnë shkathtësitë e tyre, avancohen në pozita pune apo dhe punësohen në kompani partnere të ECK-së.

Sipas hulumtimeve të realizuara në vendin tonë Zhvillues Softueri është ndër profesionet më të paguara dhe me trendin më të madh të rritjes ndërsa Shitja mbetet profesioni më i kërkuar në Kosovë. 

Të drejtë aplikimi:
- Kandidatët që e kanë përfunduar nivelin e shkollimit të mesëm të lartë (12 vjeçar);
- Kandidatët që e kanë kaluar dhe ata që nuk e kanë kaluar testin e maturës shtetërore.
- Të gjithë kandidatët të cilët kanë dëshirë të kenë sukses në biznes.

Programet fillojnë me datë 15 Tetor 2020.

Shitja dhe Shërbimi ndaj klientit (Diplomë Profesionale/30 ECTS)
Kohëzgjatja: 3-6 Muaj
Çmimi: 499€(Mundësi pagese me këste me 0% interes)
Numri i kandidatëve është i limituar në: 15 kandidatë.

Teknik i Zhvillimit të Softuerit
Kohëzgjatja: 2 Semestra / 1 vjet
Numri i kandidatëve është i limituar në: 20 kandidatë.
Çmimi: 750€/semestri (Mundësi pagese deri në 12 këste me 0% interes)

Për më shumë informata rreth programit Shitja dhe Shërbimi ndaj Klientit Kliko Këtu.
Për më shumë informata rreth programit Teknik i Zhvillimit të Softuerit Kliko Këtu.

Apo na kontaktoni në: 038 22 28 28  I  044 97 28 28  I  049 87 28 28