4 Aryse pse duhet të regjistroheni në programin profesional për Zhvillues Softueri • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

4 Aryse pse duhet të regjistroheni në programin profesional për Zhvillues Softueri

Zhvillues Softueri është një nga profesionet më të kërkuara në botë me të ardhme, rroga dhe kushte jashtëzakonisht të mira edhe në Kosovë. Ky program profesional ju përgatitë që të inkuadroheni lehtë dhe shpejtë në tregun e punës dhe mësoni njohuritë e nevojshme që të gjeni një vend pune dhe adaptoheni me kulturën dhe kërkesat e kompanisë

1.Është një ndër profesioet më të kërkuara në botë

Zhvilluesit e mirë janë në kërkesë të lartë. Ju mund të mos gjeni një punë për një kompani të lartë ose të famshme, por kompanitë vendase janë të dëshpëruar për të gjetur Zhillues të Softuerëve. Ju mund të zgjidhni udhëtimin tuaj. Nuk ka mungesë të mundësive në të ardhmen e afërt, gjithashtu. Përkundrazi, do të ketë më shumë kërkesë për zhvilluesit në të ardhmen, për të zhvilluar një softuer të ri ose për të mirëmbajtur një ekzistues.
2. Do të mësoni diçka të re çdo ditë
Çdo ditë do të përballeni me sfida të reja. Ju duhet të dini se si t'i kuptoni gjërat, dhe nëse nuk bëni, duhet ta mësoni atë. Ju pritet të mësoni çdo ditë, dhe kjo është e mrekullueshme pasi që nuk ngecni në tregun e punës, por krijoni shumë përvojë me kalimin e kohës. Përvojë të vlefshme për vetën tuaj, apo kompani të tjera. Të kërkosh të mësosh çdo ditë mund të jetë zhgënjyese, ose shumë tërheqëse. E gjitha varet nga mentaliteti juaj.
3. Liri
Të bëheni një zhvillues softuerësh mund t’ju lejojë të keni kohë dhe vendndodhje fleksibile të punës, dhe gjithçka që ju duhet për të punuar është një kompjuter dhe aftësitë tuaja. Nëse jeni një nga ata zhvilluesit që dëshironi një punë 100% në distancë, atëherë në thelb ju jepet zgjidhja e të jetuarit kudo që dëshironi, me një lidhje të përshtatshme në internet.Nuk ka nevojë të humbni kohë për të bërë udhëtime, duke pasur problem të gjeni diçka të mirë për të ngrënë gjatë ditës, duke u detyruar nga politika e zyrave dhe rregullat të largoheni në një kohë të caktuar të ditës.E tëra që ju nevojitet është një lidhje e mirë në internet dhe një vend i qetë në shtëpinë tuaj.
4.Paga e mirë dhe përfitime të shumta
Zhvillimi i softuerit është një nga punët që në varësi të përgjegjësive tuaja dhe sa të mirë jeni në punën tuaj - në përgjithësi vjen me një pagë të mirë. Nëse vendosni të jeni të pavarur, kjo është një fushë tjetër ku ka plotë kompani që janë në kërkim të zhivullesve softuerik 

European College of Kosovo shpall të hapur regjistrimin e kandidatëve në programin profesional “Zhvillues Softueri” program i cili siguron punësim dhe të ardhme të sigurtë. Ky program profesional është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe i ndërlidhur 100% me tregun e punës.
Orari & Kohëzgjatja:
Programi fillon me datë 1 Tetor 2020 – 15 Qershor 2021
Lokacioni: ECK / Prishtinë
Kosto e programit:
Kosto e programit është 750€/semestri.
Mundësi pagese me këste me 0% interes.

APLIKONI KËTU