A e dini se rrugëtimi i Golden Eagle ka filluar me 4000 euro? • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

A e dini se rrugëtimi i Golden Eagle ka filluar me 4000 euro?

Të Shtunën me datë 23 Janar 2021 në kuadër të programit profesional “Shitja & Shërbimi ndaj klientit” kishim nderin të bashkëbisedonim me z. Shaqir Palushi, pronar i kompanisë Frutex në kuadër të cilës bëhet prodhimi i pijeve të frutave Relax dhe pijes Golden Eagle.


Me z. Shaqir bashkëbisedum lidhur me rrugëtimin, sfidat dhe sukseset e Golden Eagle si dhe praktikat më të mira të bërit biznes në Kosovë. Tutje, pjesëmarrësit e programit paten rastin që të bëjnë pyetje direkte lidhur me fushat të cilat ju interesojnë ku edhe përgjigjet interesante nuk munguan.

Një ndër informatat interesate ishte edhe fakti se biznesi e cila sot vlen miliona dhe ka qindra të punësuar, zanafillen e saj e kishte filluar me 4000 euro investim dhe pastaj ju shtuan edhe 50,000 euro investim të cilat vendosen themelin e një kompanie e cila sot është lidere në prodhimin e pijeve energjike në ballkan.

Përmes programit “Të mësojmë nga liderët” ndër vite European College of Kosovo synon të ofroj mundësi bashkëbisedimi, rrjetizimi dhe mësimi praktik nga ndërmarrës dhe personalitete të cilët tashmë kanë arritur sukses në tregun e punës në nivel vendor dhe ndërkombëtarë.

Regjistrimet për grupin e ri MARS 2021 të Programit Profesional Shitja & Shërbimi ndaj klientit ka filluar.
Regjistrohu tani / Na kontaktoni 044 97 28 28, 049 87 28 28, 038 22 28 28

Kolegji Europian i Kosovës është institucion profesional i akredituar nga Autoriteti Kombëtar I Kualifikimit dhe Licencuar nga MASHT i cili ofron programe profesionale, trajnime si dhe shërbime tjera profesionale si Vlerësimin e Sigurisë & Shëndetit në Punë, Shërbime Ligjore si dhe ndërmjetësim në punësim.