Kolegji Europian I Kosovës I bashkohet iniciativës për luftimin e analfabetizmit • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Kolegji Europian I Kosovës I bashkohet iniciativës për luftimin e analfabetizmit

Rotary Klubi “Prishtina International”, do ta organizojë një koncert humanitar për mbledhjen e fondeve për luftimin e analfabetizmit në Kosovë. Ky koncert do të mbahet më 13 nëntor në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku do të marrin pjesë shumë zëra të njohur të muzikës shqiptare nën përcjelljen e orkestrës Big Bend të Radio Televizionit të Kosovës.
 

Iniciativës së Rotary Club Prishtina International ju bashkua edhe Kolegji Europian I Kosovës I cili ka ndarë dy bursa të plota me qëllim të luftimit të analfabetizmit në Kosovë. Bursat janë të dedikuara për vajza nga vendet rurale të cilat në pamundësi të gjendjes financiare nuk kanë mundur të vazhdojnë studimet universitare. Shuma totale e bursave për dy studentet të cilët do të jenë pjesë e Kolegjit Europian të Kosovës arrinë nga 5400 deri në 7200 varësisht nga programi i studimeve që dëshirojnë të ndjekin.


Kolegji Europian I Kosovës uron Rotary Club Prishtina International për iniciativën e marrë si dhe premton që edhe në të ardhmen do të mbështesë projekte të tilla të cilat kanë për qëllim shërbimin në komunitet dhe kontributin për kategori të veqanta.