KOLEGJI EUROPIAN I KOSOVËS LICENCOHET SI QENDËR E TRAJNIMIT PËR SIGURI & SHËNDET NË PUNË • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KOLEGJI EUROPIAN I KOSOVËS LICENCOHET SI QENDËR E TRAJNIMIT PËR SIGURI & SHËNDET NË PUNË

Kolegji Europian i Kosovës edhe një hap tutje, drejtë ngritjes së kapaciteteve dhe cilësisë, tani si Qendër e licencuar e trajnimeve për Siguri dhe Shëndet në punës bazuar në Rregulloren 01/2021 [MPMS] për kualifikimin e personave përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë, licencimin e kompanive të shërbimeve dhe trajnimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për modulet:

- Specialist Themelor për SSHP
- Specialist i Avancuar për Siguri dhe Shëndet në Punë -SSHP në Industrinë me risk të lartë (Ndërtimi, Prodhimi, Transporti, Bujqësia dhe Minierat)
- Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë

Tutje, nga sot fillojnë regjistrimet për kualifikimin Ekspert për Siguri & Shëndet në Punë.
Apliko tani: https://forms.gle/9sp98QchAFxFH2NF6

Informata shtesë:
038 22 28 28 / 044 97 28 28
info@eck-edu.org