Konkurs: Praktikant/e në Marketing, Marrëdhënie me publikun, Shërbime Administrative (pa pages)

Kolegji Europian i Kosovës ”ECK”, me bazë në Prishtinë në kuadër të Internship programit ofron mundësi për punë praktike në  fushat e Marketingut, Mardhënie me publikun dhe Shërbime Administrative për (2) kandidatë. Konkursi është i hapur deri më 1 Gusht 2015.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e raporteve, korrespondencave, si edhe mban agjendën e përditshme në punët e marketingut, promovimit dhe marrëdhëniet me publikun;
• Monitoron zhvillimin e konkurrencës dhe zhvillimin e nevojave të klientëve në teren;
• Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrativ: shënimeve, raporteve, punëve rreth marketingut , komunikatave, shkresave.
• Ndihmon në hulumtime kuantitative dhe kualitative dhe i mbledhë/analizon informata duke përdorë metoda dhe teknika të ndryshme punëve administrativo-juridike dhe marrëdhëniet me publikun;
• Monitoron, kontrollon dhe raporton në tërësi aktivetin e marketingut, marketingut elektronik, marrëdhëniet me publikun dhe shërbimet administrative;
• Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve në marketing, promovim, komunikim;
• Përcaktimin e planit promovues (çfarë, kur, ku, sa gjate, si,), bazuar ne zhvillimet ne treg.
• Ndihmon në kryerjen detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.

Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të jetë në studime apo i/e diplomuar në Arsimin Universitar;
• Të ketë njohuri të mirë të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Shkathtësi të mira të komunikimit;
• Njohuri të mira të punës me kompjuter (Word, Excel dhe Internet Explorer);
• Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
• Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.
Benifitet nga Praktika (pa pages) është:
• Ambient profesional dhe miqësor të punës,
• Mundësi për avancim profesional nga trajnimet e ndryshme që ofrohen brenda Kolegjit falas për studentët dhe stafin
• Mundësi për të marrë pjesë në ligjëratat e Profesorëve-Ekspertëve-GuestSpeakers më të mirë ndërkombëtar dhe vendorë.

Praktika zgjatë 3 muaj  dhe varësisht prej interesimit dhe suksesit të kandidatit/ës mund të vazhdohet dhe për 3 muaj të tjerë.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë, luten që të dërgojnë CV-të në work@eck-edu.org, jo me larg se 1 Gusht 2015. Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët zgjedhen për intervistë.

ECKPRESS